Nënë për herë të parë, aktorja shqiptare tregon momentin kur i dha lajmin të shoqit: Ishte në stadium, braktisi lojën përgjysmë...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:58 01-06-2020 Nënë për herë të parë, aktorja shqiptare tregon momentin kur i dha lajmin të shoqit: Ishte në stadium, braktisi lojën përgjysmë... Jonida Vokshi

Aktorja e njohur Jonida Vokshi ka treguar detaje nga shtatzënia e saj dhe momentin kur i ka dhënë lajmin të shoqit, Besnikut.

Në një intervistë për revista Who ajo ka treguar se personi i parë që e mori vesh ishte Besniku, i cili ka braktisur ndeshjen në mes dhe ka shkuar në shtëpi duke fluturar nga gëzimi.

“Në fillim e mori vesh doktoresha ime sigurisht (qesh), pasi ajo ma konfirmoi dhe personi i parë që i tregova ishte Besniku dhe ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë.

Besniku ishte në një ndeshje futbolli në stadium në Prishtinë. Unë në Tiranë. I shkruajta: “Kujdes zemër, mos pi shumë birra e sillu mirë tani, se ke me u bo baba” dhe pastaj kam lexuar sms nga Besniku të tipit: “A e ke seriozisht? Nëse është humor dije që është shumë pa lidhje e i rëndë. Jonida e ke me të vërtetë?”, e gjëra të kësaj natyre, këto sa doli jashtë stadiumit e më mori në telefon. Kur e konfirmoi që nuk ishte shaka, e la lojën përgjysmë, nuk hyri më brenda e ka fluturuar në gjithë Prishtinën prej gëzimit (qesh)”, tha Jonida.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091791152954102
array(1) { ["section"]=> string(131) "nene-per-here-te-pare-aktorja-shqiptare-tregon-momentin-kur-i-dha-lajmin-te-shoqit-ishte-ne-stadium-braktisi-lojen-pergjysme-208658" }