Nënkryetari i ‘Agimit të Artë’ në arrati, policia greke kërkon ndihmën e Interpolit: Mund të jetë arratisur në Shqipëri

Publikuar tek: rajon, më 11:56 26-10-2020 Nënkryetari i ‘Agimit të Artë’ në arrati, policia greke kërkon ndihmën e Interpolit: Mund të jetë arratisur në Shqipëri

Policia greke ka kërkuar ndihmën e Interpolit për hetimin e të arratisurit Christos Papa, nënkryetar i 'Agimit të Artë'.

Kërkesa vjen pasi policia greke dyshon se Christos Pappas mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë.

Mediat e greke bëjnë me dije se avokati i Christos Pappas deklaroi se ai ishte i vetëdijshëm për vendimin e klientit të tij për të mos u dorëzuar tek autoritetet dhe se herën e fundit që ka kontaktuar ka qenë më 7 tetor, 19 ditë më parë.

Mësohet se policia ka kërkuar në çdo vend për të bërë të mundur arrestimin e nënkryetarit të Agimit të Artë.

Kujtojmë që rreth tre javë më parë 'Agimi i Artë' në Greqi është shpallur si një organizatë kriminale dhe se prokuroria ka ka kërkuar për anëtarët e kësaj partie burgim të përjetëshëm dhe për disa 13 vite burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas vizitës në Shqipëri, Dendias flet për mediat greke: Çështja e detit në Hagë e dobishme për të dy vendet, pala shqiptare e shikon me pozitivitet këtë drejtim
»
Article Logic
Execution time: 0.010992050170898
array(1) { ["section"]=> string(122) "nenkryetari-i-agimit-te-arte-ne-arrati-policia-greke-kerkon-ndihmen-e-interpolit-mund-te-jete-arratisur-ne-shqiperi-225183" }