Nënkryetari i AMA-s kundër paketës ‘anti-shpifje’ të Qeverisë: Duhet rrëzuar, cënon lirinë e shprehjes

Publikuar tek: aktualitet, më 21:36 11-12-2019 Nënkryetari i AMA-s kundër paketës ‘anti-shpifje’ të Qeverisë: Duhet rrëzuar, cënon lirinë e shprehjes Nënkryetari i AMA-s Sami Nezaj

Nënkryetari i AMA-s dhe pedagogu Sami Nezaj thotë se ligji apo e ashtuquajtura paketa “anti-shpifje” e propozuar nga Qeveria për mediat, duhet rrëzuar.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Nezaj ka thënë se AMA është shprehur kundër këtij projekt-ligji, pasi së pari cënon lirinë e shprehjes, dhe së dyti media online nuk rregullohet përmes institucioneve publike.

“Këshilli i AMA-s është shprehur kundër këtij projekt-ligji, për disa arsye, por arsyeja kryesore është parimi i vetërregullimit. Media mund të rregullohet me parimin e rregullimit. Po ashtu është edhe cenim i lirive të shprehjes. E dyta Në dy vitet e funditka pasur shumë diskutime në  lidhje me këtë ligj. Në asnjë rast nuk sugjerohet që mediat e shkruara ose online të rregullohet përmes institucioneve publike ose të balancuara”, është shprehur Sami Nezaj, nënkryetar i AMA-s.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot u emërua zv.ministër Arsimi, zbulohet PLAGJIATURA e Olti Rrumbullakut: I vetmi ndryshim, zëvendësimi i ‘dollarit’ me ‘lekun’
Neritan Ceka: Historia i parashikon tërmetet, janë ciklike. Më shkatërruesit kanë qenë në Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.013164043426514
array(1) { ["section"]=> string(105) "nenkryetari-i-ama-s-kunder-paketes-anti-shpifje-te-qeverise-duhet-rrezuar-cenon-lirine-e-shprehjes-189134" }