Nënkryetari i Dropullit bën deklaratën shokuese: Ngjarja në Bularat u provokua nga policia

Publikuar tek: barometri, më 09:00 30-10-2018 Nënkryetari i Dropullit bën deklaratën shokuese: Ngjarja në Bularat u provokua nga policia

Nënkryetari i Bashkisë së Dropullit Mihal Mano në lidhje direkte për emisionin “Open” është shprehur se faji për ngjarjen në Bularat ku mbeti i vrarë minoritari Kostandinos Kacifa ishte i policisë.

 

Mano është shprehur se flamujt në qendër të fshatit i vendosi viktima, ndërsa është provokuar nga policia që ishte vendosur aty.

“Ai i ka vendosur gjithë bazat për flamujt. Nuk kishte pse të kishte kaq prezencë policie. I dërguam shkresë dhe Xhafajt ku i kërkuam që të krijohet komisariat me njerëz të eduakuar, mos të ketë policië në çdo qoshe. 
Ngjarja është provokuar nga policia, kishte shumë prezencëë kur nuk duhet të kishte”, ka thënë nënkryetari i Dropullit ndërsa ka theksuar” Shkak nuk ishte flamuri, por prezenca e policisë.”

Gjithashtu Mihal Mano është shprehur se Kacifa kandidoi dhe për kryeplak i fashtit si dhe për zjarrëfikës por nuk e fitoi dot.

“Kostandinoja kandodoi dhe për kryeplak i fshatit, kandidoi dhe për zjarrfikës por ishte i ri dhe nuk e fitoi dot.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022938966751099
array(1) { ["section"]=> string(96) "nenkryetari-i-dropullit-ben-deklaraten-shokuese-ngjarja-ne-bularat-u-provokua-nga-policia-139566" }