Nënkryetari i PD së Durrësit publikon pamjet me dron: Dhjetëra ton plehra hidhen në Manëz, po shkatërrohet zona turistike me vila e resorte (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 18:55 06-06-2020 Nënkryetari i PD së Durrësit publikon pamjet me dron: Dhjetëra ton plehra hidhen në Manëz, po shkatërrohet zona turistike me vila e resorte (VIDEO) niera Depozitimi i mbetjeve te ish-mie Manzes

Arlind Boshku, nënkryetari i PD së Durrësi ka publikuar pamjet me dron nga ish-minisera e Manzaës, e cila siç shkruan ai është kthyer në vend grumbullimi mbetjesh.

Boshku shkruan se me depozitimin e plehrave, atje po shkatërrohet zona turistike me komplekse, vila private e resorte që u shërbejnë turistëve dhe pushuesve vendas. “Ishte lajmëruar nga Qeveria që plehrat e Durrësit do derdheshin në landfillin e Sharrës por jo!!! Plani për shkatarrim e Durrësit dhe ish komunave për rreth po i funksionon Qeverisë! Po ndodh një krim në flagrancë!Për post kësaj aty po hidhen edhe të gjitha inertet e shkollave të shëmbura deri më tani! PA FJALË”, shkruan Boshku ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Pamje shokuese me dron në vënd grumbullimin e plehrave tek ish miniera në Manëz, buzë rruge e zonë pyll! Ajo ç’ka po ndodh sot atje është e tmerrshme! Zonë turistike me plot komplekse, resorte e vila private.

Manëza aty derdh rreth 10 tonë në ditë

Ishmi rreth 8 ton në ditë

Katundi i Ri rreth 15 ton në ditë

Sukthi rreth 20 ton në ditë

Muxhahedinët ( Kampi Ashraf 3 ) rreth 7 ton në ditë.

Nuk mjafton me kaq por i shtohet edhe Plehrat e Durrësit rreth 170 ton në ditë që po derdhen në Manëz, dhjetra kamion shkojnë hedhin plehrat si hajdutë natën!

Ishte lajmëruar nga Qeveria që plehrat e Durrësit do derdheshin në landfillin e Sharrës por jo!!! Plani për shkatarrim e Durrësit dhe ish komunave për rreth po i funksionon Qeverisë! Po ndodh një krim në flagrancë!

Për post kësaj aty po hidhen edhe të gjitha inertet e shkollave të shëmbura deri më tani! PA FJALË

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090668201446533
array(1) { ["section"]=> string(150) "nenkryetari-i-pd-se-durresit-publikon-pamjet-me-dron-dhjetera-ton-plehra-hidhen-ne-manez-po-shkaterrohet-zona-turistike-me-vila-e-resorte-video-209313" }