Nënshkruhet marrëveshja anti-terrorizëm mes BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Publikuar tek: aktualitet, më 17:44 09-10-2019 Nënshkruhet marrëveshja anti-terrorizëm mes BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Sandër Lleshaj, Dimitris Avramopulos

Komisioni Europian ka bërë të ditur nënshkrimin e një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e Planit të Përbashkët të Veprimit për Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri për Migracionin, çështjet e Brendshme dhe Qytetarinë Dimitris Avramopoulos  zbaton këtë pjesë të planit të Përbashkët të Veprimit Kundër-Terrorizmin për Ballkanin Perëndimor. Marrëveshjet identifikojnë veprime prioritare konkrete për secilin partner të Ballkanit Perëndimor në fushën e bashkëpunimit kundër terrorizmit për vitin 2019 dhe 2020 si dhe mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut do të raportojnë rregullisht mbi zbatimin e marrëveshjeve. Marrëveshjet për zbatimin e Planeve të Përbashkëta të Veprimit për Anti-Terrorizmin me partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu në përgatitje dhe pritet të nënshkruhen së shpejti.

Plani më i gjerë i veprimit të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, nënshkruar në tetor 2018, ofron një kornizë gjithëpërfshirëse për veprime kundër-terrorizmit dhe parandalimin dhe kundërveprimin e ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky angazhim i forcuar për sigurinë është një nga gjashtë nismat e flamurit në Strategjinë e Komisionit për Ballkanin Perëndimor dhe i përgjigjet thirrjes së Deklaratës së Sofjes të majit 2018 për një bashkëpunim të shtuar për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021452903747559
array(1) { ["section"]=> string(89) "nenshkruhet-marreveshja-anti-terrorizem-mes-be-shqiperise-dhe-maqedonise-se-veriut-181408" }