Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Doganave, Veliu: Forcohet goditja ndaj krimit dhe terrorizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:22 20-01-2021 Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Doganave, Veliu: Forcohet goditja ndaj krimit dhe terrorizmit

Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Genti Gazheli, në praninë e Oficerit të Zyrës Ndërlidhëse të Europolit në Tiranë Alen Perusic, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve për “Dhënien e së drejtës së aksesit në sistemin elektronik SIENA”.

Drejtor Veliu është shprehur “Pas bisedimeve të zhvilluara gjatë muajt dhjetor 2020 u bë e mundur që sot të nënshkruajmë këtë memorandum bashkëpunimi, i cili do të mundësojë që edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, duke filluar nga sot e në vazhdim do të marrë akses në platformën SIENA të Europol-it. Platformë e cila do të mundësojë jo vetëm shkëmbimin e informacionit dhe aksesin në bazën e të dhënave, por do të synojnë edhe krijimin e mundësive dhe lehtësirave të nevojshme për një informacion në kohe reale për të marrë dhe shpërndarë nga agjencitë e tjera te zbatimit te ligjit  dhe me Europol-in. Do të mundësojë krijimin e takimeve operacionale, por edhe mbështetjen për operacione të përbashkëta që mund të zhvillohen në të ardhmen. Tashmë, ne si vend kandidat për në BE dhe pjesëtar për në Europol, do të kemi mundësinë që si dy agjenci të zbatimit të ligjit, të kontribuojmë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Policia e Shtetit prej kohësh është aktive në këtë platformë, ka kontribuar dhe ka marrë mbështetje në disa operacione jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë Shqipërisë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, por tashmë së bashku ne do të bëjmë të mundur të ndjekim në kohë reale, të shkëmbejmë informacion dhe t’i japim një goditje më të fortë luftës kundër krimit ekonomik dhe gjithë krimit të organizuar në përgjithësi. Mendoj se është një ditë e shënuar e cila tregon jo vetëm forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, por edhe me partnerët e tjerë”.

Gazheli ka theksuar: “Në radhë të parë më lejoni t’ju shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për gatishmërinë e bashkëpunimit mes institucioneve  tona. Gjatë gjithë kësaj kohe që unë jam në krye të DPD,  strukturat tona kanë patur një bashkëpunim të frytshëm që është finalizuar me rezultate konkrete. Por më lejoni të bëj një vlerësim për këtë marrëveshje që nënshkruam sot, pasi shkëmbimi i informacionit është shumë i rëndësishëm për evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve doganore, si dhe krijimit të lehtësirave për operatorët ekonomikë. Në një kohë kur e gjithë bota po kalon një periudhë të vështirë, është shumë i rëndësishëm përcaktimi i rregullave dhe procedurave të ushtrimit të së drejtës së aksesit në sistemin elektronik “SIENA” dhe bashkëpunimi në mënyrë të ndërsjellë për mbarëvajtjen e proceseve të administrimit dhe zbatimit të rregullave që garantojnë sigurinë e të dhënave dhe të aksesit nga DPD. Ky bashkëpunim mbron  interesin publik dhe interesat e tjerë të ligjshëm të personave, të dhënat e të cilëve janë objekt i kësaj marrëveshjeje.

Kjo marrëveshje  përkon dhe me impenjimin e administratës  doganore për një automatizim të mëtejshëm të të gjithë sistemeve  të kontrollit, duke përmbushur nevojat kryesore për shkëmbim informacioni duke kontribuar në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave tona.

DPD, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje bëhet partnere e rëndësishme edhe me Zyrën e Policisë Europiane (Europol) për bashkëpunimin strategjik dhe operacional, duke shkëmbyer informacione në kohë reale, me qëllim parandalimin dhe luftën kundër veprave penale,kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme.

Zbatim i kësaj marrëveshjeje nga strukturat e hetimit, antitrafikut, mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe informacionit, do t’i bëjë ata partnerë të rëndësishëm me strukturat e tjera ligjzbatuese edhe në mbrojtje të sigurisë kombëtare”.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të monitorohet nga Njësia Kombëtare e Europolit në Policinë e Shtetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministria nxjerr shifrat e Covid: 4 persona humbin jetën, qindra raste të reja në një ditë
Procesi ndaj UÇK, thirret në Hagë për të dëshmuar ushtaraku i lartë shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.012338161468506
array(1) { ["section"]=> string(134) "nenshkruhet-marreveshja-e-bashkepunimit-mes-policise-se-shtetit-dhe-doganave-veliu-forcohet-goditja-ndaj-krimit-dhe-terrorizmit-235725" }