Nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Gjermaninë, përfitojnë me mijëra emigrantë

Publikuar tek: ekonomi, më 19:09 23-09-2015 Nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Gjermaninë, përfitojnë me mijëra emigrantë

Është nënshkruar sot në Tiranë marrëveshja për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe Protokolli Përfundimtar i saj. Kjo marrëveshje mundëson njohjen e periudhave të punës dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore për efekt të përllogaritjes së pensioneve. Për palën shqiptare, marrëveshja është firmosur nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, dhe për palën gjermane, nga Sekretari i Shtetit gjerman, Jorg Asmussen.

Ministri Klosi bëri të ditur se marrëveshja konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura. “Rregullat koordinuese garantojnë që personat që lëvizin nga një vend në tjetrin dhe personat në varësi të tyre e të mbijetuarit, të ruajnë të drejtat e fituara apo që janë duke u fituar. Bashkimi i periudhave të siguruara sipas legjislacioneve kombëtare të ndryshme do të merren në konsideratë për të siguruar të drejtën e përfitimeve dhe llogaritjen e tyre”, tha ministri Klosi.

Klosi bëri të ditur se është rënë dakord që qeveria gjermane të ndihmojë vendin tonë në përgatitjen e disa shkollave të ekselencës, për t’i dhënë mundësi një gjenerate të re të të arsimuarve në arsimin e mesëm profesional për t’u përgatitur sipas kërkesave dhe standardeve, çka do t’i bënte ata konkurrentë në tregun e punës në vendin tonë, të rajonit, dhe atë të BE-së.

Ndërsa Sekretari i Shtetit gjerman, Asmussen ka theksuar se me këtë marrëveshje është bërë një hap i rëndësishëm përpara në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në politikat sociale, në bashkëpunimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

I pyetur nga mediat lidhur me mundësinë e përfitimit të azilit politik nga shqiptarët që shkojnë në Gjermani për arsye jopolitike, Asmussen u shpreh se shanset që ata të përfitojnë janë vetëm 0.2 për qind. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.088968992233276
array(1) { ["section"]=> string(88) "nenshkruhet-marreveshja-per-pensionet-me-gjermanine-perfitojne-me-mijera-emigrante-21500" }