Nënshtetësia e Janullatos, Meta: Udhëheqja e tij, një mundësi e shkëlqyer

Publikuar tek: barometri, më 08:23 26-12-2017 Nënshtetësia e Janullatos, Meta: Udhëheqja e tij, një mundësi e shkëlqyer

Presidenti Meta zbuloi arsyen e dhënies së shtetësisë shqiptare, Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Në një prononcim për mediat, pasi uroi të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje Meta u pyet nga gazetarët edhe për dhënien e nështetësisë kreut të ortodosisë.

 “Përgjigjen më të mirë e ka dhënë plotlumturia e tij që e krahasoi me verën. E ngriti nga hiri Kishën Ortodokse në një infrastrukturë që vite më parë nuk ekzistone. Ajo që është e rëndësishme, janë arritjet falë lidershipit të tyre. Ka qenë një mundësi e shkëlqyer udhëheqja e tij, ka qenë edhe një mundësi për të promovuar Shqipërinë si një vend evropian”, u shpreh Meta.

Ndërsa i pyetur nga gazetrët se nëse lidhet ky vendim me deklaratën e Kryepeshkopit se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar, presidenti u përgjigj:

Mendoj se lidhet me veprën e tj dhe ashtu siç u shpreh se vera sa me e vjetër të jetë aq më shumë vlera ka, unë do të thosha se sa më shumë vite do kalojnë nga sot aq më shumë do të ngrihen vlerat e kishës ortodokse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015856981277466
array(1) { ["section"]=> string(77) "nenshtetesia-e-janullatos-meta-udheheqja-e-tij-nje-mundesi-e-shkelqyer-104364" }