Nepali i jep fund traditës së masakrimit të gjysëm milionë kafshëve

Publikuar tek: bota, më 09:37 10-08-2015 Nepali i jep fund traditës së masakrimit të gjysëm milionë kafshëve

Autoritetet e tempullit të Nepalit kanë njoftuar se do t’i japin fund traditës disa shekullore Hindu të masakrimit në masë të kafshëve.

Festivali Gadhimai, sakrifica më e përgjakshme e kafshëve në botë, tërheq mijëra adhurues çdo vit. Eventi është mbajtur për 265 vitet e fundit, por për herë të parë, autoritetet kanë thënë se do t’i japin fund masakrimit të 500 mijë lopëve, deleve pulave dhe derrave.

Kryetari i Tempullit, Ram Chandra Shah tha gjatë një deklarate se ka ardhur koha që njerëzit të adhurojnë zotat në mënyrë paqësore. “Nuk është nevoja të therrim kafshë që të kënaqim zotat”, ka thënë ai për AFP.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006950855255127
array(1) { ["section"]=> string(73) "nepali-i-jep-fund-tradites-se-masakrimit-te-gjysem-milione-kafsheve-18103" }