Neritan Ceka: Historia i parashikon tërmetet, janë ciklike. Më shkatërruesit kanë qenë në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 21:54 11-12-2019 Neritan Ceka: Historia i parashikon tërmetet, janë ciklike. Më shkatërruesit kanë qenë në Durrës Arkeologu Neritan Ceka

Arkeologu Neritan Ceka thotë se historia i parashikon tërmetet pasi ato janë ciklike dhe sipas tij Durrësi është pika më e dobët.

I ftuar në “RepolitiX”, Ceka ka thënë se qyteti i Durrësit është më i prekuri nga tërmeti sepse më shkatërruesit kanë goditur pikërisht qytetin bregdetar.

"Ka rënë një pjesë e bedenave, por është një gjë që rregullohet nuk është katastrofike. Historia duhet të na e kishte thënë me kohë, që tërmetet janë ciklike, por Durrësi është pika e dobët. Tërmetet më shkatërruese kanë qenë në Durrës. Ky vend nuk ka rreziqe katastrofike. Vetëm duhet ndërtuar mirë dhe ky është mësim i madh. Në Durrësin antik kishte një farë rrëmuje", ka thënë Neritan Ceka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049032926559448
array(1) { ["section"]=> string(100) "neritan-ceka-historia-i-parashikon-termetet-jane-ciklike-me-shkaterruesit-kane-qene-ne-durres-189135" }