“Neritan Ceka pësoi gjakderdhje, mori në krah djalin 2 vjeç dhe e vuri si garanci”, Berisha kujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës (RRËFIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:53 20-02-2018 “Neritan Ceka pësoi gjakderdhje, mori në krah djalin 2 vjeç dhe e vuri si garanci”, Berisha kujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës (RRËFIMI)

Sot mbushen 27 vite nga rrëzimi i bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha që shënoi edhe rënien e komunizmit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sakaq, ditën që pasoi 20 shkurtin, protestën e 21 shkurtit dhe rolin e Neritan Cekës i cili njihet si njeriu që ndryshoi drejtimin e turmës së protestuesve të acaruar para hotel Dajtit. Ceka vuri si garanci djalin e tij vetëm dy vjeç.

“Njerëzit nuk dëgjonin. Neritan Ceka pësoi aty një gjakderdhje të madhe duke marrë djalin dy vjec në krah dhe përsëriti besimin e Azem Hajdari kur tha unë lë peng fëmijët e mi. Nuk u mjaftuan me këtë. U përpoq ta vinte bustin prap dhe aty një gavrosh e shpëtoi gjakderdhjen në mënyrë mrekullore kur palët po bëheshin gati të sulmonin njëra tjetrën. Një 17 vjecar e mori bustin e bëri copa copash, ai kishte qenë bust allcie. Një puc i vërtetë, u krijua një komitet, komiteti pucist për ti dhënë pushtetin Ramiz Alia. PD bënte cmos për të shmang gjakderdhjen. Dega e Vlorës kur Ramiz Alia me aventurierët vendosi ta shpallë Vlorën kryeqytet, demokratët e Vlorës zunë urën e Mifolit e thanë s’keni për të kaluar kurrë.

Kavaja, bastioni më kryesor, kishte sjellë 1200 rekrutë dhe ata s’lëvizën vendit. Kavaja bëri një post-bllok nga jugu. Fushë-Kruja po kështu, kështu që u shpëtua. Sot kjo ngjarje është një ngjarje e madhe se u çliruam nga kulti më poshtërues si i Enver Hoxhës, së dyti u shmang një gjakderdhje dhe u cdel rruga për fitoren e demorkacisë. Komunizmi ka ra por mbetjet e tij janë toksike”, u shpreh Berisha.

RRËFIMI I VETË CEKËS PËR 21 SHKURTIN BËRË KOHË MË PARË:

Ishte data 21 shkurt, një ditë e bukur me diell dhe mimoza, që kishin çelur. Ishte një ditë e mbarë, që pasonte atë të 20 shkurtit. Atëherë isha drejtor i Institutit të Arkeologjisë dhe nuk jam shkëputur nga puna në ato kohë. Kishim zakon, që dilnim për kafen e mëngjesit tek Shën Prokopi. Duke zbritur bashkë me një shokun tim nga kafja, pamë lëvizje në gardë dhe disa tanke që po dilnin që andej.  Nga kjo lëvizje u shqetësova dhe u nisa të shkoj te partia, për të parë çfarë ka ndodhur. Hyra nga shkolla “11 janari”, pasi rruga në bulevard ishte bllokuar dhe sa dola te ura, tek drejtoria e policisë që quhet sot, pashë nga ana tjetër e Lanës afër bulevardit që sheshi nxinte, pra ishte mbushur me njerëz. Ktheva makinën , u afrova dhe pashë një masë të madhe njerëzish në një krah dhe në krahun tjetër ishte policia që po mbante turmën. Pritej që të vinte garda. Pashë në krye të turmës një zinxhir njerëzish të PD-së si Pëllumb Karameto, Bashkim Sala, Agron Cikën etj, por edhe intelektualë, Edmond Budina ishte atje, kam idenë se ishte Emin Riza e të tjerë intelektualë të afruar me PD-në, që po mundoheshin të mbanin turmën. Pyeta çfarë ka ndodhur dhe më thanë, se populli është zemëruar, sepse ka dalë fjala që i është bërë kompllot në bllok dhe është vrarë Ramiz Alia nga njerëzit e Nexhmije Hoxhës nëpërmjet një grushti shteti, në bashkëpunim me Sulo Gradecin.

Pyeta policët, që ishin në krahun tjetër. Ata më njihnin, sepse ishim bërë figura publike, duke qënë anëtar i kryesisë së PD-së. Kam takuar Sejdo Brahimin komandantin e forcave speciale.  E pyeta: Çfarë ka ndodhur? Më tha, se ishte hapur fjala se është vrarë Ramiz Alia, por kjo ngjarje nuk ishte e vërtetë. Më kërkoi të përpiqem të largoj njerëzit, duke theksuar se pas policisë ndodhej garda dhe me ardhjen e saj do të bëhej batërdia. Ai tha, se policia është e paarmatosur dhe se garda do të veprojë me armë, nëse turma nuk do të ndalet dhe se, sipas tij do të vriste edhe policinë edhe protestuesit. Unë kërkova garanci se ngjarja që flitej nuk kishte ndodhur. Ai më tha se ishte fjala për një incident banal, kur një i ri kishte hyrë në bllok me motor me shpejtësi dhe kishte refuzuar ushtarin e rojes. Ky i fundit kishte shtënë në ajër, duke bërë zhrumë dhe duke krijuar idenë se dikush ishte vrarë në bllok.

Menjëherë është alarmuar garda duke dalë e gjitha në rrugë. Ai më tha, se për këtë jepte garanci se ishte mik i një mikut tim. Atëherë kapeshin pas fjale, madje edhe tani shqiptarët kështu bëjnë. Unë e besova dhe mora megafonin për t’i folur turmës. i bëra thirrje njerëzve të kthehen nga rruga që kishin nisur drejt bllokut. Pjesa më e madhe u bind, por kishte të tjerë që nuk bindeshin.

Duke folur me turmën më kapi syri në trotuar bashkëshorten time, bashkë me djalin e vogël, që po kthehej nga kopështi. Djali im, Redoni, atëherë ishte 2 vjeç. E mora në krahë djalin dhe dola para turmës, e kam edhe fotografinë madje, të cilën po ia u jap për botim. Në dorë kam Redonin dhe po i bëj thirrje popullit të më ndjekë për te sheshi “Skënderbej”, hipur mbi një makinë “Aro” të Institutit të Arkeologjisë.

Pasi turma më kishte kërkuar garanci, në moment mu dha ta bëj këtë gjest. Pra të marr djalin tim në krahë, të dal para turmës dhe t’ju drejtohem atyre me fjalët “Ky është djali im. Bashkë, të dy, jemi garancia. Pra, nëse do të ndodhë gjë le të jemi ne të parët, le të bëhemi dëshmorë të demokracisë”.  Pas kësaj njerzit i thërrisnin njëri – tjetrit “Kthehemi, kthehemi” dhe kështu turma u shpërnda”.

 

neritan.jpgner1.jpg

ner2.jpg

27vjetor.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011768102645874
array(1) { ["section"]=> string(143) "neritan-ceka-pesoi-gjakderdhje-mori-ne-krah-djalin-2-vjec-dhe-e-vuri-si-garanci-berisha-kujton-rrezimin-e-bustit-te-enver-hoxhes-rrefimi-110845" }