Neritan Ceka tregon ngjarjen konfidenciale: Ja pse Kryemadhit i PUTHA DORËN kur e takova në rrugë

Publikuar tek: politike, më 20:13 18-06-2019 Neritan Ceka tregon ngjarjen konfidenciale: Ja pse Kryemadhit i PUTHA DORËN kur e takova në rrugë

Politikani i njohur Neritan Ceka ka rrëfyer një episod të pazakontë që i ka ndodhur rreth dy vite më parë kur takoi rastësisht në rrugë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ishte koha kur Kryemadhi qëlloi me çizme në Parlament kryeministrin Edi Rama. Ceka rrëfeu në emisionin “Provokacija” se pak kohë më pas e takoi rastësisht në rrugë Kryemadhin dhe i puthi dorën për gjestin që kishte bërë.

“Dua të tregoj një gjë kofidenciale për Kryemadhin. Nuk jam ulur të pi ndonjë kafe ndonjëherë me Monikën, dhe u takova një ditë në rrugë dhe i thashë me çfarë dore e qëllove me çizme kryeministrin, dhe i kam puthur dorën se ka bërë një gjest të madh për popullin shqiptar.

Dua të ndaj gjestin, Vilhem Teli nuk ka krijuar parti, por është vetëm për këtë gjest për diktatorin. Nuk e qëlloi por shkaktoi një kryengritje. Nuk jam dakort as me Monikën as me Lul Bashën sepse s’kanë program”, tha politikani Ceka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070819854736328
array(1) { ["section"]=> string(103) "neritan-ceka-tregon-ngjarjen-konfidenciale-ja-pse-kryemadhit-i-putha-doren-kur-e-takova-ne-rruge-168755" }