Nervozizmi ‘tradhton’ dy shqiptarët para policisë italiane, pas kontrollit i gjejnë kokainë dhe...

Publikuar tek: bota, më 12:19 01-06-2020 Nervozizmi ‘tradhton’ dy shqiptarët para policisë italiane, pas kontrollit i gjejnë kokainë dhe...

Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptar.

Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit janë një 25 vjeçar me precedentë të mëparshëm penal dhe një 27 vjeçar.

Të dy shqiptarët rezultonin të pa punë dhe mbi ta rëndon akuza e trafikut të drogës.

Arrestimi

Mëngjesin e djeshëm, duke kaluar përmes Via Antonio Pacinotti, Karabinierët  vunë re dy persona duke lëvizur përpara derës së një ndërtese. Ata ngjallën dyshime tek policia duke bërë që këta të fundit t’i ndalonin për kontroll. Nervozizmi i tepërt që shfaqën shqiptarët gjatë kontrollit, e çoi policinë në ndërmarrjen e një kontrolli më të detajuar.

Karabinierët kanë vijuar me kontrollin edhe në banesën e tyre, ku gjetën dhe sekuestruan 80 gram kokainë, një peshore, materiale të ndryshme paketimi dhe 810 € para cash, që dyshohet të jenë rezultat i aktivitetit të paligjshëm.

Të arrestuarit u dërguan në ambientet e komisariatit ku u mbajtën në paraburgim në pritje të daljes para drejtësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010357141494751
array(1) { ["section"]=> string(99) "nervozizmi-tradhton-dy-shqiptaret-para-policise-italiane-pas-kontrollit-i-gjejne-kokaine-dhe-208610" }