'Nervozohet' deputeti i PS: Edhe antikrishti të ishim ne, nuk do ta bënim çdo gjë keq (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 23:14 16-07-2019 'Nervozohet' deputeti i PS: Edhe antikrishti të ishim ne, nuk do ta bënim çdo gjë keq (VIDEO) Deputeti i PS Ervin Bushati

Deputeti i PS Ervin Bushati ' i nervozuar' nga kundërshtitë e panelistëve që kishte përballë në emision tha figurativisht se edhe antikrishti të ishin socialistët nuk do të kishte mundësi ta bënin  çdo gjë keq.

I ftuar në emisionin 'Tempora', Bushati u mbrojt duke thënë se nuk ka mundësi që ata të bëjnë çdo gjë keq, sikur të ishin pushtues.

Ervin Bushati: Edhe antikrishti po të ishim ne dhe po të donim ta bënim çdo gjë zi si kjo tavolina, nuk jemi kaq perfekt se jemi shqiptarë more zotëri.

Nuk ka mundësi ta bëjmë keq këtë, keq këtë, keq këtë, ose ndoshta ju keni vënë një palë syze të zeza dhe çdo gjë ju duket keq. Se dhe ne nuk jemi kaq të zotë dhe të kishim bërë një tabelë aty që do ti bëjmë disa të këqija më shumë se Sulejman Hamidi, e kush kanë qenë ata pushtuesit më të këqinj.

Ornela Liperi: Kalo tek thelbi tani mos u merr me telenovelat.

Ervin Bushati: Unë me këto shifra nuk tërhiqkam dot vëmendje, tani i bie që ne kemi gjetur antikrishtin, marrim Papën në telefon dhe i themi: "Ore e ke këtu këtë, qenka kryeministri i Shqipërisë. Kot e kërkoni nëpër botë." Nuk po themi që nuk bëjmë asgjë gabim, po themi që ka shumë për të bërë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071890354156494
array(1) { ["section"]=> string(94) "nervozohet-deputeti-i-ps-edhe-antikrishti-te-ishim-ne-nuk-do-ta-benim-cdo-gje-keq-video-172436" }