“Nëse audiopërgjimi është i vërtetë do të largohem nga posti i ministrit”, Xhafaj rrufeshëm ndaj opozitës: Basha të japë dorëheqjen

Publikuar tek: barometri, më 07:26 26-05-2018 “Nëse audiopërgjimi është i vërtetë do të largohem nga posti i ministrit”, Xhafaj rrufeshëm ndaj opozitës: Basha të japë dorëheqjen

Ministri i Brendshëm si rrallë herë ka reaguar me anë të një postimi në Twitter në lidhje me situatën e krijuar pas akuzave të opozitës për përfshirjen e të vëllait, Agronit në trafiqet e drogës.

Xhafaj është shfaqur mjaft i tensionuar, teksa ka shkruar se në rast se audiopërgjimi rezulton i vërtetë, atëherë ai do të marrë përgjegjësitë përsipër, deri sa edhe të largohet nga posti i ministrit.

Sakaq, në rast të kundër ministri socialist i ka vendosur kusht kreut të opozitës Lulzim Basha, dorëheqen e tij.

POSTIMI:

E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve.

#Drejtësiderinëfund

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë? Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm.

Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010694980621338
array(1) { ["section"]=> string(134) "nese-audiopergjimi-eshte-i-vertete-do-te-largohem-nga-posti-i-ministrit-xhafaj-rrufeshem-ndaj-opozites-basha-te-jape-doreheqjen-122127" }