Nëse Clinton zgjidhet Presidente, zëvendësja e saj do të jetë gjithashtu grua

Publikuar tek: bota, më 09:11 17-06-2016 Nëse Clinton zgjidhet Presidente, zëvendësja e saj do të jetë gjithashtu grua Elizabeth Warren dhe Hillary Clinton

Me përfundimin e fushatës paraprake, Hillary Clinton siguroi numrin e nevojshëm të delegatëve për të siguruar nominimin e demokratëve për garën presidenciale që nis vjeshtën e këtij viti. E megjithëse kandidimi do të bëhet zyrtar në kongresin e korrikut, Clinton ka zgjedhur edhe kandidaten për zëvendëspresidente të SHBA-së.

Wall Street Journal raporton se Clinton ka zgjedhur senaoren Elizabeth Warren si personin që do e shoqërojë gjatë fushatës presidenciale. 66 vjeçarja Warren është senatore e  Massachusetts dhe një nga figurat më të rëndësishme të demokratëve. Ajo është një mbështetëse e madhe e reformës në “Wall Street” dhe kohët e fundit ka qenë një kundërshtare e fort e tezave të hedhura nga Donald Trump.

Emri i kandidatit për zv/president ka një rëndësi të madhe në fushatën për “Shtëpinë e Bardhë”, pasi ai shoqëron kandidatin për president në pothuajse të gjitha takimet elektorale dhe daljet publike. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtypi francez i mrekulluar: Shqiptari vihet në rradhë përpara WC mobile të Prado-s dhe pret , kur në të njëjtin rast Anglezi do derdhe vulgaritetit e tij mbi trotuar
Angela Merkel vizitë në Kinë, analistët e konsiderojnë si më të vështirën e 9 viteve »
Article Logic
Execution time: 0.011722803115845
array(1) { ["section"]=> string(82) "nese-clinton-zgjidhet-presidente-zevendesja-e-saj-do-te-jete-gjithashtu-grua-43786" }