Nëse epidemia e coronavirusit do vazhdojë gjatë, njerëzimi do ndryshojë përgjithnjë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:38 18-03-2020 Nëse epidemia e coronavirusit do vazhdojë gjatë, njerëzimi do ndryshojë përgjithnjë

Nga Erald Kapri

Moderniteti është farkëtuar nga epidemitë. A do mund të sjellë koronavirusi një shoqëri më të drejtë?

Nëse epidemia e Koronavirusit do të vijojë gjatë atëherë do të ndryshojë njerëzimin përgjithnjë. Mund të duket cinike, por epidemitë e së kaluarës kanë farkëtuar modernitetin e njerëzimit.

Një tjetër epidemi erdhi nga lindja e largët në Europë në mesin e shekullit të XIV-të, Murtaja e Zezë. Për rreth 5 vite, nga 1347 deri në 1352, Europa perëndimore pothuaj humbi gjysmën e popullsisë së saj. Murtaja krijoi kaos, njerëz që vdisnin rrugëve, vrasje, vjedhje. Kjo ishte vala e parë e Murtajës e cila do të shfaqej disa herë përgjatë shekujve të mëvonshëm.

E vetmja armë që mësoi njerëzimi në atë kohë për të luftuar Murtajën ishte braktisja e të sëmurëve. Qytetishteti i Milanos humbi më pak njërës dhe kjo falë angazhimit të autoriteteve për të mos lejuar të sëmurët të lëviznin në qytet. Kush zbulohej se kishte murtajën, që dukej për shkak të njollave dhe plagëve, detyrohej të mbyllej ne disa ndërtesa të caktuara derisa të vdiste. Kjo metodë brutale mundi të shpëtojë popullsinë e Milanos.

Venecianët në anën tjetër, detyronin çdo anije të qëndronte jashtë portit për 40 ditë, si masë parandaluese, për të parë nëse udhëtarët apo tregtarët nuk sillnin murtajën me vete. Kjo masë u quajt “quarantine”, e formuar nga fjala dyzetditëshi, e që sot i përket fjalorit në çdo gjuhë të botës; Karantinë ose vetëizolim. Por sërish Venecia nuk shpëtoi nga Murtaja e Zezë. Varfëria, mungesa e higjenës (nuk ekzistonte kultura e larjes), uria, ishin kushtet ideale për shpërndarjen e murtajës.

Sot, besohet se gjysma e popullsisë së Europës u zhduk brenda pak vitesh. Vitet pas valës së madhe të murtajës nisi një valë persekutimesh ndaj minoriteteve, në veçanti ndaj hebrenjve, që i fajësonin pa asnjë bazë si shkaktarët e Murtajës së Zezë.

Por, mes vdekjes të përhapur në masë, nisi ndryshimi i madh. Mungesa e krahut të punës detyroi fisnikët të paguajnë bujqit, shërbyesit, etj. Qarkullimi i parasë rriti kërkesën për mallra duke krijuar kushtet e para të kapitalizmit. Rritja e mirëqenies solli edhe kërkesën për teknologji më të mirë, duke i hapur rrugës Rilindjes së Madhe Europiane. Qytetshtetet italiane që ishin më të goditurat nga murtaja u kthyen më pas më të lulëzuarat, me një ndryshim social të dukshëm, më dinamik, ku u shfaqën bankat e para, lulëzimi i tregtisë, artit, shijes, humanizmit, rikthimit të dijeve të antikitetit.

Nëse Murtaja e Zezë prishi strukturën feudale të ekonomisë dhe krijoi kushtet për ekonominë e kapitalit, koronavirusi mund të ndryshojë strukturën sociale të sotme duke thyer rritjen e pabarazisë, krijimin e kushteve për një solidaritet më të madh human e njerëzor, kushte për një shoqëri më të drejtë. Deri atëherë, të presim sa kohë do qëndrojmë brenda mureve të shtëpisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010013103485107
array(1) { ["section"]=> string(89) "nese-epidemia-e-coronavirusit-do-vazhdoje-gjate-njerezimi-do-ndryshoje-pergjithnje-199095" }