“Nëse Klodian Zoto ka qenë në makinë me mua në aksident, jap dorëheqjen”, Ahmetaj i përgjigjet flakë Bashës

Publikuar tek: politike, më 13:43 02-02-2018 “Nëse Klodian Zoto ka qenë në makinë me mua në aksident, jap dorëheqjen”, Ahmetaj i përgjigjet flakë Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar ditën e djeshme në “Studio e Hapur” të News 24 se në makinë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, kur  ministri u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në Maqedoni ishte edhe Klodian Zoto,pronari i inceneratorëve.

I menjëhershëm është edhe reagimi i Ahmetajt i cili thotë se nëse kjo është e vërtetë ai është gati të japë dorëheqjen por më parë pyet Lulzim Bashën se nëse s’është e vërtetë, a do jetë i gatshëm ai të dorëhiqet.

“Nëse Klodian Zoto ka qenë në makinë me mua në aksident (apo ndonjëherë në makinë me mua), unë jap dorëheqjen. Nëse jo, ti Luli e jep dorëheqjen?”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010944128036499
array(1) { ["section"]=> string(110) "nese-klodian-zoto-ka-qene-ne-makine-me-mua-ne-aksident-jap-doreheqjen-ahmetaj-i-pergjigjet-flake-bashes-108852" }