Nëse kushtet nuk plotësohen nesër, studentët e hanë darkën në Kryeministri dhe mëngjesin në Kuvend!

Publikuar tek: analiza-komente, më 23:25 10-12-2018 Nëse kushtet nuk plotësohen nesër, studentët e hanë darkën në Kryeministri dhe mëngjesin në Kuvend!

Nga Andi Vrapi

Prej 7 ditësh tashmë, studentët e vendit janë ngritur në protestë përpara Ministrisë së Arsimit duke bllokuar një nga arteriet kryesore të vendit, rrugën e Durrësit.

Janë 8 kërkesa, të cilat vazhdojnë të bërtiten e bërtiten përballë zyrës së Lindita Nikollës dhe të gjithë drejtuesve të Universiteve në vend. Kërkesa, këto që synojnë të rrëzojnë Ligjin e famshëm të Arsimit të Lartë dhe të krijojnë një klimë më të mirë për studentët në auditore, në konvikte… dhe të heqin iluzionet e pedagogëve se provimet mund të merren duke parë tavanin.

Si një prej atyre studentëve që u ka ikur zëri këto 7 ditë duke kërkuar të drejtat tona në MAS, mund të them me siguri se nuk ka pasur asgjë në jetë që të më gëzojë më shumë se ditët që lamë pas.

Parakalimet në rrugë, teksa makinat ndalonin dhe shofërt dilnin duke duatrokitur, nëna të moshuara që dilnin në dritare duke na e bërë me dorë, shitës dhe tregtarë që hiqnin hakun e tyre të ditës duke ua dhënë falas studentëve, të moshuar, të mesëm, të varfër ose jo, kanë brohoritur bashkë me, kanë gëzuar më shumë se ne… dhe kjo sepse kjo 'mbledhje' u dha atyre shpresë.

Jo vetëm shpresë për një arsim më të mirë, se shumica prej tyre e kanë mbyllur punën më shkollën dhe auditorin, por sepse kanë shpresën se ne mund ta bëjmë këtë vend më të mirë. Mund ta bëjmë Tiranën dhe çdo qytet tjetër më të jetueshëm dhe të mos kenë asnjë arsye pse mos t’u ikin fëmijët jashtë vendit.

Kur kjo protestë u përqafua nga çdo qytetar i thjeshtë, çështja nuk u bë më vetëm studentore, por kombëtare.

Nuk bëhet fjalë më për 15 mijë studentë që duam të paguajnë më pak, por për një shoqëri që i ka sytë nga ne.

Nuk fajësoj askënd për konfuzionin sepse mediat pranë qeverisë dhe opozitës dhe çiliminjtë e forumeve rinore kanë bërë punën e tyre. Arritën të krijonin bindjen se vajtja kryeministrisë është akt partiak. Ditët e fundit, të gjithë e shihnim njëri-tjetrin me dyshim. 'Është apo jo ky militant? Është apo jo ky komunist?!', - kjo bluante në mendjen e secilit prej nesh.

Por nesër nuk duhet të bluajë më!

Kushdo, militant apo komunist, deputet apo politikan, që del nesër në rrugë me ne me idenë se mund ta etiketojë protestën si protestë vetëm kundër qeverisë Rama, bën mirë të mos dalë!

Kushdo që del nesër me idenë për ta instrumentalizuar, bën mirë të mos dalë!

Kushdo që del nesër vetëm për kokën e tij, bën mirë të mos dalë!

Nesër marshojmë drejt MAS për 8 kërkesat tona. Nëse deri në orën 16:00, VKM-ja nuk do dalë, darkën miq duhet ta hamë në Kryeministri.

Nikolla, një kokë turku, nuk  na duhet. Se do ngjajmë si ata fëmijët e vegjël, të cilëve u japin një lëpirëse dhe e kalojnë ditën me të sa t’i zërë gjumi. Por jo, ne nuk jemi më fëmijë. Ishim fëmijë kur të gjithë këta politikej luanin me këtë vend.

Tani jemi të mëdhenj mjaftueshëm për t’u drejtuar atyre kartonin e kuq.

Studentët duhet të kuptojnë se protesta u bë politike që kur dolëm para Ministrisë së Arsimit. Të qënurit partiak dhe politikë ndryshon. Këtë duhet të dini. Nëse ndërgjegjësoheni se politika nuk është në dëm tonin, por të qënurit partiak po, atëherë ia dolëm!

Kështu, darkën ta hamë nesër në Kryeministri dhe mëngjesin e të nesërmes në Kuvend. Jeni të gjithë të ftuar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070488452911377
array(1) { ["section"]=> string(104) "nese-kushtet-nuk-plotesohen-neser-studentet-e-hane-darken-ne-kryeministri-dhe-mengjesin-ne-kuvend-144671" }