‘Nëse na vjen një autobus me të sëmurë përzgjedhim kujt do t’i shërbejmë’, mjekët kapen me njeri-tjetrin: Jo e ke gabim (DEBATI)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:15 22-02-2021 ‘Nëse na vjen një autobus me të sëmurë përzgjedhim kujt do t’i shërbejmë’, mjekët kapen me njeri-tjetrin: Jo e ke gabim (DEBATI) Brataj - Koni

Mjeku i njohur Artan Koni nuk është dakord me mënyrën se si po “shitet” vaksinimi i personaliteteve në Shqipëri.

Ai tha se nëse në spital vijnë disa të sëmurë dhe nuk ka kapacitete mjekësore, atëherë bëhet përzgjedhja, por këtë gjë nuk mund ta bëjë kryeministri.

Koni: Unë jam dakord që Rama ta bënte kështu, të thoshte që disa të moshuar kanë frikë dhe po përzgjedhim disa figura për sensibilizim, por jo të përzgjidhen se kush do të përzgjidhet të jetojë dhe kush jo.

Hila: Ju e shpjeguat mirë deontologjinë, keni të drejtë, por si ia bëri spitali në Bergamo kur kishte fluks? Se kë do shpëtonte dhe kë jo?

Koni: edhe ne kështu e bëjmë. Nëse na vjen një autobus me të sëmurë, edhe ne në spital përzgjedhim se kujt do t’i japim shërbim të parit.

Brataj: Jo, e keni gabim, nnëse na vjen një autobus me 10 persona dhe i kemi kapacitetet të merremi me të gjithë, e bëjmë. Nëse kemi 10 autobusa dhe kemi 10 mjekë, do shpëtojmë ata që janë më pak të dëmtuar do shpëtojmë ata që kemi mundësi. Janë dy gjëra, kushtet normale dhe faksiemergjenca. Kjo që thoni ju që do i përzgjidhni në bazë të sëmundjes është në kushtet normale.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Në SHBA ndër të parat ishte Bleona Qerreti, s’ka sëmundje as është 80+’, Spahiu jep dy argumente pro dhe dy kundër për vaksinimin e personaliteteve
Akuzohet për atentatin ndaj Taulant Pepajt në Shkodër, flet nga arratia i kërkuari nga policia Sehar Xhenje: Nuk kam asnjë lidhje, jam i gatshëm të vij dhe të hetohem »
Article Logic
Execution time: 0.011811017990112
array(1) { ["section"]=> string(129) "nese-na-vjen-nje-autobus-me-te-semure-perzgjedhim-kujt-do-t-i-sherbejme-mjeket-kapen-me-njeri-tjetrin-jo-e-ke-gabim-debati-239841" }