'Nëse nuk do përmbahej, nuk do ishte gjallë' Berisha komenton deklaratën për Ramën: Nuk largohesha nga zyra në 21 janar. Në dritare kishte një flamur

Publikuar tek: politike, më 21:43 23-05-2019 'Nëse nuk do përmbahej, nuk do ishte gjallë' Berisha komenton deklaratën për Ramën: Nuk largohesha nga zyra në 21 janar. Në dritare kishte një flamur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme në Opinion deklaratën e bërë pak vite më parë, kur u shpreh se nëse Rama në 21 janar nuk do të përmbahej, nuk do të ishte gjallë.

Duke i qëndruar deklaratës së bërë në 2016, Berisha tha se ai nuk do ta braktiste kurrë zyrën pasi aty ishte një flamur dhe ai nuk do të lejonte asnjë person të futej në Kryeministri.

'Unë nuk imagjinoja kurrë të largohesha nga zyra. Ajo zyrë e kishte një flamur aty dhe unë do rrija. Unë isha i detyruar dhe nuk braktisja kurrë zyrën. Do qëndroja në detyrë. Asnjeri smund të futej në kryeministri kur unë isha aty. Janë plagosur 120 policë. Pse nuk erdhi të nesërmen Rama. Nuk lëvizja unë nga zyra. Policia në mënyrë absolute nuk ka përdorur asnjëlloj arme, e përdori garda', tha Berisha.

Ky qëndrim i Berishës duket paksa paradoksal pasi ndërkohë që opozita përmes protestave kërkon largimin e Ramës, ish-kryeministri vetë thotë se ai në 21 janar nuk do largohej nga zyra në asnjë mënyrë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19080901145935
array(1) { ["section"]=> string(151) "nese-nuk-do-permbahej-nuk-do-ishte-gjalle-berisha-komenton-deklaraten-per-ramen-nuk-largohesha-nga-zyra-ne-21-janar-ne-dritare-kishte-nje-flamur-165478" }