‘Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, nuk votoj’, deklarata e fortë e Fugës: Kurrë nuk tërhiqem

Publikuar tek: politike, më 09:34 23-04-2019 ‘Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, nuk votoj’, deklarata e fortë e Fugës: Kurrë nuk tërhiqem Artan Fuga

Filozofi i njohur Artan Fuga, mbrëmë në emisionin e Adi Krastës deklaroi se nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, ai nuk do votojë.

 

Këtë deklaratë e ka përforcuar edhe mëngjesin e sotëm ku shkruan se nuk do tërhiqet derisa intelektualët në këtë vend të dëgjohen.

‘Kurrë nuk tërhiqem derisa intelektualët të dëgjohen në këtë vend, derisa politikani të mos e persekutojë intelektualin, derisa popullit t'i flasi kushdo, por mbi të gjitha t'i flitet me mendje, zemër dhe shpirt, që në mënyrë të painteresuar dhe humaniste i flet vetëm intelektuali dhe askush tjetër. Të tjerët i duan votën, ose as votën nuk ja duann sepse shpesh ja vjedhin, rrëmbejnë ose i thonë nuk t'a duam sepse kemi votat e militantëve që grabisin vende pune në administratë’, shkruan Fuga!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055558204650879
array(1) { ["section"]=> string(101) "nese-opozita-nuk-merr-pjese-ne-zgjedhje-nuk-votoj-deklarata-e-forte-e-fuges-kurre-nuk-terhiqem-161499" }