'Nëse vdesin më pak se 20 mijë njerëz, jemi në rregull', deklarata e pazakontë e kreut britanik të shëndetësisë

Publikuar tek: bota, më 10:48 29-03-2020 'Nëse vdesin më pak se 20 mijë njerëz, jemi në rregull', deklarata e pazakontë e kreut britanik të shëndetësisë Stephen Powis

Në konferencën e përditshme për shtyp për Covid-19 në Doëning Street, Prof Stephen Powis tha: "Nëse mund t'i mbajmë vdekjet nën 20,000, ne do të kemi bërë shumë mirë në këtë epidemi".

Ishte kjo deklarata e pazakontë e Powis që shkaktoi habi te të gjithë, pasi 20 mijë është një numër shumë i madh vdekjesh.

Ai është shprehur se po punohet çdo ditë për të siguruar pajisje të reja mjekësore, në mënyrë që t'u vijnë në ndihmë mjekëve që po luftojnë me koronavirusin.

"Më shumë se 170 milion maska janë shpërndarë në dy javët e fundit", tha ai.

Në Mbretërinë e Bashkuar numri i të infektuarve është më shumë se 17 mijë, ndërsa ka patur edhe mbi 1000 viktima nga koronavirusi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009227991104126
array(1) { ["section"]=> string(114) "nese-vdesin-me-pak-se-20-mije-njerez-jemi-ne-rregull-deklarata-e-pazakonte-e-kreut-britanik-te-shendetesise-200498" }