Nëse zbulon alienë, Nasa do shkatërrojë anijen kozmike “Juno”

Publikuar tek: bota, më 18:01 11-07-2016 Nëse zbulon alienë, Nasa do shkatërrojë anijen kozmike “Juno”

Sonda e Nasa, “Juno”, arriti të futet në orbitën e Jupiterit në 4 korrik pas udhëtimit të gjatë disa vjeçar.

Por sonda 1 miliard dollarëshe do të vetëshkatërrohet pas 37 orbitave rreth gjigandit të gaztë. Misioni i shkatërrimit është parashikuar të realizohet për të mbrojtur jetën aliene.

Hëna e Jupiterit, Europa, është kandidati më i mundshëm që mund të ketë ujë të lëngshëm, madje disa shkencëtarë besojnë se mund të mbartë edhe jetë.

Për të shmangur kontaminimin e jetës aliene me baktere që sonda mund t’i mbartë nga Toka, pas 37 orbitave ajo do të niset drejt sipërfaqes së Jupiterit e me shumë gjasa do të shkatërrohet që në ajër.

Nasa dhe agjencitë e tjera aeronautike kanë nënshkruar konventa strikte rreth kontaminimit të planeteve të tjera. Madje edhe eksplorimi i sipërfaqes së planetit Mars është i limituar për këtë arsye.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Regjistrimi i rrallë i bisedës ku Hitleri flet për Shqipërinë (Audio)
Çmenduri globale, loja “Pokemon Go” nxjerr miliona njerëz në rrugë me sytë në ekranin e telefonit (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0096161365509033
array(1) { ["section"]=> string(64) "nese-zbulon-aliene-nasa-do-shkaterroje-anijen-kozmike-juno-46244" }