Nesër ditë zie, liderët europianë solidarizohen me Libanin dhe i dërgojnë ndihma  

Publikuar tek: bota, më 21:43 04-08-2020 Nesër ditë zie, liderët europianë solidarizohen me Libanin dhe i dërgojnë ndihma   Pamje nga shpërthimi Bejrut

Nesër në Liban është ditë zie. Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Libanit.

Ajo që ndodhi pasditen e sotme në portin e Bejrutit ishte një ngjarje e rëndë, një shpërthim "hiroshimë" që nga raportimet e deritanishme thuhet se ka shkaktuar mbi 2000 të plagosur dhe afro 50 viktima.

Dëmet materiale janë të pallogaritshme. Mendohet se shpërthimi ka ardhur brenda fabrikës së fishekzjarreve, por janë hedhur disa hipoteza, ku nuk përjashtohet edhe një sulm terrorist.

Në Bejrut situata është alarmante dhe është aktivizuar gjendja e jashtëzakonshme. Ushtria dhe kryqi i kuq janë në terren.

Ndërkohë shumë vende kanë reaguar duke shprehur solidaritetin me Bejrutin. Presidenti e Francës, Emanuel Makron thotë se shteti i tij qendron krah Libanit dhe premtoi ndihma për të prekurit nga kjo tragjedi.

Postimi i Makron

Unë shpreh solidaritetin tim vëllazëror me libanezët pas shpërthimit i cili mori kaq shumë viktima dhe shkaktoi dëme këtë mbrëmje në Bejrut. Franca qëndron përkrah Libanit. Gjithmonë. Ndihma dhe burimet franceze po dorëzohen.

Edhe kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka shprehur solidaritetin e tij me shtetin e Libanit, duke u shprehur i gatshëm që të ofrojë mbështetje të çfarëdolloj mënyre. Në postimin e tij ai lë të kuptohet se nga kjo tragjedi janë prekur edhe shtetas britanikë që ndodhen në Bejrut.

mac.jpg

Postimi i Johnson

Fotot dhe videot nga Bejruti të shfaqura sonte janë tronditëse. Të gjitha lutjet dhe mendimet e mia shkojnë me ata që janë prekur nga ky incident i tmerrshëm. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ofrojë mbështetje në çfarëdo mënyre që mundemi, përfshirë ato shtetas britanikë që mund të jenë prekur.

Lexo edhe: Ministria libaneze e Shëndetësisë: Nga shpërthimi janë plagosur 3,000 persona, 50 të vdekur

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012991905212402
array(1) { ["section"]=> string(86) "neser-dite-zie-lideret-europiane-solidarizohen-me-libanin-dhe-i-dergojne-ndihma-216099" }