Prej dy ditësh i gjithë vendi është përfshirë nga temperatura ekstremisht të ulëta që kanë sjellë rreshje të shumta bore në një pjesë të madhe të vendit, ku më problematikë vijiojnë të mbeten qarqet në veri.
Në Tiranë temperatura më e ulët pritet të shënohet gjatë orëve të natës, përkatësisht -8 gradë celcius rreth orës 02:00 pas mesnate, raporton Newsbomb.al.
Por temperaturat do të pësojnë ulje me 2 deri në 5 gradë gjatë ditës së shtunë. Parashikimi për Prishtinën është -12 dhe -23 gradë celcius ndërsa në Shkup -10 dhe -23°C.
Parashikimi për qytetet kryesore për ditën e shtunë:
Shkodër: -3 dhe -12
Bajram Curri: -10 dhe -21
Lezhë: -3 dhe -14
Kukës: -9 dhe -17
Dibër: -19 dhe -32
Krujë: -2 dhe -15
Durrës: 0 dhe -7
Tiranë: 0 dhe -13
Librazhd: -4 dhe -18
Elbasan: -1 dhe -14
Pogradec: -7 dhe -18
Korçë: -8 dhe -18
Lushnje: 2 dhe -9
Berat: 2 dhe -11
Fier: 2 dhe -9
Tepelenë: 1 dhe -11
Gjirokastër: -3 dhe -15
Vlorë: 3 dhe -7
Përmet: -1 dhe -14
Ersekë: -7 dhe -20
Sarandë: 1 dhe -11
/Newsbomb.al