Nesër Donald Trump-it i dorëzohen kodet nukleare. Ja si funksionon procedura e lëshimit

Publikuar tek: bota, më 19:15 19-01-2017 Nesër Donald Trump-it i dorëzohen kodet nukleare. Ja si funksionon procedura e lëshimit

Njëkohësisht me inagurimin e tij ditën e nesërme, Donald Trump-it do t’i jepet fuqia e lëshilmit të armëve nukleare.

Kur i merr Donald Trump kodet nukleare?

Një trupë e panjohur ushtarake do të shoqërojë nesër Presidentin Barack Obama gjatë ceremonisë së dorëzimit. Ata do mbajnë një valixhe, brenda së cilës gjenden pjesët dixhitale të pajisjes të njohura si “Biskota” dhe do t’ia kalojnë ato Donald Trump-it.

Në një takim privat atij do t’i shpjegohet se si të aktivizojë pajisjen.

Kështu Donald Trump do të ketë akses mbi kodet nukleare sapo të inagurohet dhe të bëhet Presidenti i Shteteve të Bashkuara, shkruan Newsbomb.al.

Çfarë mund ta ndalojë atë që t’i përdorë?

Në teori Donald Trump ka liri të plotë për autorizimin e përdorimit bërthamor. Megjithatë në praktikë kjo varet edhe nga elementë të tjerë si ata njerëzor.

Donald Trump merr i pari vendimin dhe më pas i jep leje sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Gjeneralit në pension të Marinës amerikane, James Mattis, për të autorizuar lëshimin.

Por Mattis mund të kundërshtojë urdhrin. Në këtë rast kjo do përbënte kryengritje dhe Trump do e shkarkonte atë duke iu drejtuar zv.sekretarit, e kështu me radhë.

Gjithashtu në bazë të Amendamentit 25 të kushtetutës amerikane, një zëvendës President mund ta deklarojë Presidentin të paaftë mendërisht por kjo do kërkonte mbështetjen e shumicës së kabinetit.

Si dërgohet mesazhi?

Brenda valixhes është një libër i zi me një menu për opsionet e sulmit. Presienti e identifikon identitetin e tij si komandant i përgjithshëm me anë të një karte plastike.

Pasi kryhet kjo, urdhri kalon përmes kryetarit të shefave të përbashkët të Shtabit, në dhomën e luftës Pentagonit, dhe më pas, duke përdorur kodet e vulosura i kalon selisë së Komandës Strategjike në bazën ajrore Offutt në Nebraska.

Urdhri për të qëlluar i transmetohet ekipit të lëshimit që përdorin kodet e enkriptuara të cilat duhet të përputhen me kodet e mbyllura brenda kasafortave të tyre, shkruan Newsbomb.al.

Sa shpejt ndodh lëshimi?

Më pak se një orë. Raketat e tokës duan rreth 30 minuta për të fluturuar nga SHBA në Rusi apo Kinë. Dhe rreth 12 minuta kohë fluturimi nëse ato lëshohen nga ndonjë nëndetëse që rri në pritje në perëndim të Oqeanit Atlantik.

Sa dëm mund të shkaktojë?

Shtetet e Bashkuara mbeten një prej superfuqive më të mëdha në botë – tjetra është Rusia – duke poseduar arsenal shkatërrues që mund ta ndryshojë botën që njohim ne.

Që nga shtatori i 2016-ës SHBA ka kryer 1,367 mbushje bërthamore, Rusia 1,796, dhe Britania 120. /A.L Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Michelle Obama dedikim prekës bashkëshortit, Barack Obama: Të isha Zonja jote e parë ishte nderi më i madh i jetës time
Politikani braktis të shoqen pasi ishte shumë seksi, e vinte në siklet me publikun »
Article Logic
Execution time: 0.015695095062256
array(1) { ["section"]=> string(92) "neser-donald-trump-it-i-dorezohen-kodet-nukleare-ja-si-funksionon-procedura-e-leshimit-66056" }