Nesër Forumi Ekonomik i Davosit, pas Bushatit me Kotzias, Rama takohet me Tsipras

Publikuar tek: politike, më 19:26 23-01-2018 Nesër Forumi Ekonomik i Davosit, pas Bushatit me Kotzias, Rama takohet me Tsipras

Ditën e nesërme në Davos të Zvicrës mbahet forumi ekonomik botëror. Në këtë takim tejet të rëndësishëm ekonomik marrin pjesë të gjitha vendet e botës, mes tyre dhe Shqipëria.

Ditën e djeshme disa media greke raportuan se në punimet e këtij samiti ekonomik pritet të ketë edhe një takim mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij grek Alexis Tsipras.

Por kjo gjë nuk është e konfirmuar nga ekipet e asnjërit prej kryeministrave. Të dy kryeministrat janë takuar më herët në punimet e asamblesë së Aleancës Ushtarake NATO.

Vlen të përmendim se vetëm disa ditë më herët dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë zhvilluan një samit disa ditor në qytetin e Korçës, ku diskutuan disa nga çështjet më të nxehta mes dy vendeve. /newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0103440284729
array(1) { ["section"]=> string(86) "neser-forumi-ekonomik-i-davosit-pas-bushatit-me-kotzias-rama-takohet-me-tsipras-107663" }