Nesër mblidhet OSBE nën kryesimin e Ramës, merr pjesë edhe zv.Sekretari i Shtetit të SHBA, diskutohet për disa çështje

Publikuar tek: politike, më 22:47 02-12-2020 Nesër mblidhet OSBE nën kryesimin e Ramës, merr pjesë edhe zv.Sekretari i Shtetit të SHBA, diskutohet për disa çështje Stephen Biegun

Ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja e radhës e OSBE nën drejtimin ekryeminsitrit shqiptar Edi Rama, ndërkohë i pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe zv.Sekretari i Shtetit të SHBA Stephen Biegun.

Kjo mbledhje do të ketë në vëmendje protestat në Bjellorusi, të cilat janë shtypur në mënyrë të dhunshme nga presidenti Lukashenko.

Gjithashtu zv.Sekretari Biegun do të flaës edhe për luftën në Nago-Karabak mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe do të nxisë adresimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut.

“Zëvendës Sekretari i Shtetit Stephen Biegun do të marrë pjesë në takimin virtual të Këshillit Ministror në 3 Dhjetor 2020. Biegun do të bashkohet me ministrat e jashtëm dhe zyrtarët e lartë të 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, të bashkuar nën udhëheqjen e Edi Ramës.

Zëvendës Sekretari Biegun do të tërheqë vëmendjen për shtypjen e dhunshme të protestave në Bjellorusi pas zgjedhjeve mashtruese të 9 gushtit; dhuna e fundit në lidhje me Nago-Karabakun; Agresioni i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainën lindore & okupimi i territorit sovran të Ukrainës dhe Gjeorgjisë;

Biegun gjithashtu do të nxisë veprimet për të adresuar abuzimet e të drejtave të njeriut dhe shtypjen e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura, çështjet ekonomike dhe mjedisore dhe nevojën për të rindërtuar transparencën ushtarake duke negociuar një azhornim të Dokumentit të Vjenës të OSBE-së”, thuhet në njftimin e Misionit të SHBA në OSBE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ministria e Jashtme gjermane: Do të përpiqemi deri në minutën e fundit
Kandidon për herë të parë si deputet me 'Nismën Thurje' në zgjedhjet e 25 prillit, habit Pano Soko: Nuk dua të jem në pushtet, por në opozitë »
Article Logic
Execution time: 0.010664939880371
array(1) { ["section"]=> string(123) "neser-mblidhet-osbe-nen-kryesimin-e-rames-merr-pjese-edhe-zv-sekretari-i-shtetit-te-shba-diskutohet-per-disa-ceshtje-229970" }