Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar videon e një qytetari, i cili ndodhet në kushte shumë të vështira të jetesës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se pas 8 viteve të dështimit të Ramës, ka ardhur koha për ndryshim.
"Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë",- shkruan Basha në rrjetet sociale.