Nesër ndryshimi i orës, akrepat zhvendosen 60 minuta përpara

Publikuar tek: aktualitet, më 13:52 28-03-2020 Nesër ndryshimi i orës, akrepat zhvendosen 60 minuta përpara

Ditën e nesërme, që është e diela e fundit e muajit mars do të ndryshojë ora, ku akrepat do të spostohen një orë para.

Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të datës 29 mars, kur akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00.

I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndryshimi i orës u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090198516845703
array(1) { ["section"]=> string(66) "neser-ndryshimi-i-ores-akrepat-zhvendosen-60-minuta-perpara-200405" }