Nesër nis plani serb në veri të Kosovës: Si do 'luftojnë' për një bukë 40 persona

Publikuar tek: rajon, më 09:16 26-06-2019 Nesër nis plani serb në veri të Kosovës: Si do 'luftojnë' për një bukë 40 persona

Ditën e nesërme në veri të Kosovës qytetarët serbë do ta improvizojnë një katastrofë humanitare, teksa 40 persona do të shtyhen për një bukë.

Kjo ngjarje do të transmeton nga mediat serbe live, ndërsa qeveria e Kosovës insiston se po inskenohet një krizë humanitare, pasi në veri ka artikuj ushqimorë dhe barna të mjaftueshme.

Radosh Petroviç, kryetar i Afaristëve të Veriut të Kosovës, ka paralajmëruar se për pak ditë qytetarët e veriut të Kosovës do të mbesin pa artikujt elementarë të jetesës, madje edhe pa bukë.

Ai thekson se tani nëpër dyqane e markete në komunat veriore mungojnë mielli, vaji, sheqeri e kripa.

Mirëpo gazeta “Zëri” bën me dije se nesër Serbia do të inskenojë një situatë të katastrofës humanitare, ku numër i caktuar i njerëzve do të paraqiten të uritur.

Sipas burimeve, nga pjesa veriore e Mitrovicës janë gjetur madje edhe 40 persona, të cilët do shtyhen për një bukë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25436592102051
array(1) { ["section"]=> string(85) "neser-nis-plani-serb-ne-veri-te-kosoves-si-do-luftojne-per-nje-buke-40-persona-169787" }