‘Nesër parashtrimet hyrëse’, flet avokati i Izet Haxhisë: Dëshmitarë përveç Sali Berishës dhe dy motrave Haklaj do të jenë edhe disa që nuk janë pyetur kurrë më parë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:26 01-10-2020 ‘Nesër parashtrimet hyrëse’, flet avokati i Izet Haxhisë: Dëshmitarë përveç Sali Berishës dhe dy motrave Haklaj do të jenë edhe disa që nuk janë pyetur kurrë më parë Izet Haxhia

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, ka njoftuar se ditë e nesërme do të thirren ë gjykatë për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit disa dëshmitarë që nuk kanë dëshmuar kurrë më parë.

Ai ka thënë se do të paraqiten shumë prova që vërtetojnë pafajësinë e Izet Haxhisë, ndërsa mes dëshmitarëve do të jenë edhe Sali Berisha, dy motrat Haklaj, Zenel Neza, Jaho Mulosmani dhe shumë të tjerë.

“Nesër do të paraqesim parashtrimet hyrëse, çfarë synojmë të arrijmë në këtë gjykim ne si palë mbrojtëse e Izet Haxhisë, do të parashtrojmë të vërtetën e ngjarjes së 12 shtatorit 1998, pozicionin e Izet Haxhisë me këtë ngjarje, ku ndodhej ai dhe përse, a ka ose jo lidhje Izet Haxhia me këtë krim dhe kush janë ata që e implikojnë padrejtësisht atë, për çfarë motive dhe interesa e bëjnë këtë gjë... Dhe për të provuar këtë pafajësi të Izet Haxhisë, do paraqesim një numër provash, duke filluar nga thirrja si dëshmitarë okular të Zenel Neza e Jaho Mulosmani, deri te Aishe Haklaj, Zylfije Haklaj, Sali Berisha, Sali Lusha, Afrim Krasniqi, Ylli Rakipi, Shaban Memia, Fisnik Sina,  Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, etj. Do kërkojmë edhe një numur të konsiderueshëm tabulate telefonike të ditës së ngjarjes, të cilat zbulojnë motivin e vrasjes dhe bashkëpunëtorët real që kryen vrasjen e Azem Hajdarit. Kemi edhe një numur dëshmitarë të cilët do të përbëjnë risi për proçesin, që nuk janë pyetur kurrë më parë, por që do të ndihmojnë realisht në zbardhjen e të vërtetës për vrasjen e Azem Hajdarit. Për arsye sigurie, për të mos u dhënë asnjë shans manipulatorëve të djeshëm dhe të sotëm të këtij proçesi", ka thënë avokati.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010687828063965
array(1) { ["section"]=> string(168) "neser-parashtrimet-hyrese-flet-avokati-i-izet-haxhise-deshmitare-pervec-sali-berishes-dhe-dy-motrave-haklaj-do-te-jene-edhe-disa-qe-nuk-jane-pyetur-kurre-me-pare-222347" }