Nesër protesta e opozitës, Rama ia thotë troç grave: Kapini burrat pas xhakete, të thonë ç’të donë...

Publikuar tek: politike, më 15:56 15-03-2019 Nesër protesta e opozitës, Rama ia thotë troç grave: Kapini burrat pas xhakete, të thonë ç’të donë...

Kryeministri Edi Rama dha një mesazh për gratë beratase gjatë një takimi me banorët, teksa foli për protestën e nesërme që ka organizuar opozita.

Rama i kërkoi grave t’i kapin burrat për xhakete e mos t'i lënë të shkojnë në protestë, ndërkohë që theksoi se burrat nuk bëjnë asnjë punë dhe ekonominë e kanë në dorë gratë edhe pse çdokush e mohon.

‘I bëj thirrje grave të Beratit t’i kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana. Asgjë s’do bëhet në Tiranë. Mbajini pas xhakete mos i lini të ikin në Tiranë se kafeneve rrinin dhe këtu po mbajini se të thonë ç’të donë gratë e bëjnë ekonominë. Burrat socialist edhe i bëjnë ndonjë punë grave, kurse burrat demokrat nuk i bëjnë ata. Punë sprapthi është kjo, dhe ato i bën Monika se po të ishte për Lulin do ja kishte fut gjumit deri në 2021’, tha kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020051956176758
array(1) { ["section"]=> string(102) "neser-protesta-e-opozites-rama-ia-thote-troc-grave-kapini-burrat-pas-xhakete-te-thone-c-te-done-156551" }