Nesër protesta e opozitës, Xhixho: Nuk frikësohemi, asnjë hap pas

Publikuar tek: politike, më 17:03 04-03-2019 Nesër protesta e opozitës, Xhixho: Nuk frikësohemi, asnjë hap pas

Nesër pritet të mbahet protesta e opozitës paralelisht me seancën parlamentare.

Për këtë ka reaguar nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, e cila thotë se nuk do të bëhet asnjë hap pas.

Përmes një postimi në 'Facebook', Xhixho  shprehet e vendosur dhe se nuk ia ka frikën askujt.

Statusi i plotë:

E drejta per te protestuar nje e drejte kushtetuese neni 47 i Kushtetutes.

Te degjoj argumentimet e policise shtetit qe refuzojne kerkesen e qytetareve per proteste eshte sa qesharake dhe e turpshme.
E drejta per protestuar eshte fituar prej shekujsh nuk mund te refuzohet pasi ajo vetem mund garantohet ne ushtrimin e saj nga Policia Shtetit e cila qartazi tashme eshte kthyer ne nje polici politike.

Une kam qene deshmitare e protestave mese paqesore, ku asnje polic nuk eshte dhunuar perkundrazi kam pare dhe perjetuar helmimin nga gazi qe kane hedhur pa kriter ndaj protestuesve dhe qytetareve, grave, femijeve qe studionin ne shkollen profesionale ekonomike ( ish pedagogjike) afer Kuvendit.
Perkundrazi provokimet ndaj saj kane qene permanente.

Ne kemi zgjedhur te kundershtojme me forcen e njerezve e rezistences popullore parlamentin ilegjitim duke ndertuar parlamentin e qytetareve dhe lirise sa here do kete seance parlamenti i Rilindjes, ndaj ta harroj cdo kush qe mendon se mund te na friksoje ose intimidoje.

Asnje hap pas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13270592689514
array(1) { ["section"]=> string(69) "neser-protesta-e-opozites-xhixho-nuk-frikesohemi-asnje-hap-pas-155120" }