Nesër votohet kryeministri i partisë së tij, habit nënkryetari i LDK-së: Nuk i besoj Qeverisë së Avdullah Hotit

Publikuar tek: rajon, më 23:29 02-06-2020 Nesër votohet kryeministri i partisë së tij, habit nënkryetari i LDK-së: Nuk i besoj Qeverisë së Avdullah Hotit Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, teksa ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, ka habitur me një deklaratë për qeverinë e re që pritet të votohet nesër, me kryeministër Avdullah Hotin e partisë së tij.

“Kohëve të fundit jam më pak i angazhuar, sepse po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj. Një qeverie që i kam besuar më shumë, nuk arriti suksesshëm me e përballu mandatin”, ka thënë Haziri.

Për këtë mendim “kundër” partisë së tij, nënkryetari i LDK-së tha se ajo ëhstë bindja dhe guximi i tij.

“Kjo është bindja ime dhe ky është guximi im politik që ta them para secilit nivel, para secilit qytetar dhe para secilit lider, sepse besimin tim politik nuk mund të ma ndalojë askush. Unë jam lojal në vendime, respektoj vendimet e shumicës, angazhohem për aq sa më kërkojnë me u angazhu, por kjo është bindja ime dhe natyrisht nuk ka nevojë Nuk ka nevojë Gjilani me pas raporte armiqësore me kryeministra dhe as me ministra, sepse ne jemi të varur nga vendimet e tyre”, është shprehur Lutfi Haziri për Media fokus.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092051029205322
array(1) { ["section"]=> string(116) "neser-votohet-kryeministri-i-partise-se-tij-habit-nenkryetari-i-ldk-se-nuk-i-besoj-qeverise-se-avdullah-hotit-208849" }