Netanjahu kërcënon Zelandën e Re: Veprimi juaj, deklaratë lufte kundër Izraelit

Publikuar tek: bota, më 11:28 28-12-2016 Netanjahu kërcënon Zelandën e Re: Veprimi juaj, deklaratë lufte kundër Izraelit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu e ka konsideruar angazhimin e Zelandës së Re për kalimin e rezolutës në OKB që kërkonte ndalimin e ndërtimeve në territoret palestineze, si një deklaratë lufte.

Këtë qëndrim, Netanjahu ia ka bërë të ditur ministrit të jashtëm të Zelandës, Murray McCully gjatë një bisede telefonike.

“Nëse vazhdoni të promovoni këtë rezolutë, nga pikëpamja jonë kjo është një deklaratë lufte. Do të thyejë marrëdhëniet tona dhe do të ketë pasoja”, i ka thënë kryeministri izraelit ministrit të jashtëm të Zelandës.

Megjithatë, McCully ka refuzuar të tërhiqet nga ky qëndrim, duke theksuar se rezoluta është në mbështetje të politikës së jashtme që vendi i tij ndjek prej vitesh dhe veçanërisht në çështjen e Palestinës.

Izraeli nga ana tjetër ka tërhequr ambasadorin nga Uellingtoni, si dhe ka ndërprerë komunikimin me vendet që votuan në favor në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Zyrtarë izraelitë kanë deklaruar se rezoluta ishte sponsorizuar nga presidenti në ikje i SHBA-së, Barack Obama, i cili për herë të parë në histori nuk vendosi veton, por abstenoi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.074112892150879
array(1) { ["section"]=> string(83) "netanjahu-kercenon-zelanden-e-re-veprimi-juaj-deklarate-lufte-kunder-izraelit-63998" }