E-maili i kryeministrit Edi Rama që e botoi ekskluzivisht Newsbomb.al, ka nevrikosur seriozisht shumë qytetarë me besim mysliman. Sipas tyre Rama është islamofob, pasi e-maili i tij dërguar ministrave, ku u kërkohej të ‘’Mbysnin turkun’’ brenda tyre, është njësoj si ideologjia komuniste.
Letra e plotë e Observatorit Kombëtar kundër Islamofobisë:
“Letra e Kryeministrit Edi Rama eshte katerciperisht e mbushur me nje fjalor islamofob!
Z. Kryeminister kur thote: "Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku, që jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o përgatituni për të lënë anijen!!!" pa dyshim se nuk e ka fjalen per turkun e sotem.
Fjala "turk" gjate periudhes se Perandorise Osmane ishte sinonim i fjales "musliman". Kur njerezit pyeteshin se ciles fe i perkisnin, ata pergjigjeshin: "Turk elhamdulillah", ose thene ndryshe: "Musliman, fale Zotit".
Ndersa gjate periudhes komuniste ky term u be sinonim i cilesive negative tek nje person.
Atehere cilin "turk" brenda vetes duhet te vrasin ministrat sipas z. Rama?!
Perdorimi i arkaizmave te tilla, te cilat jane produkt i kohes se erret te komunizmit dhe propagandes antifetare tregon se mendja dhe shpirti i ketyre njerezve qe na udheheqin nuk ndahet dot nga ajo trashegimi ideologjike qe na la diktatura komuniste”