New York, epiqendra e pandemisë në SHBA, 100 të vdekur në 24 orë

Publikuar tek: bota, më 18:38 26-03-2020 New York, epiqendra e pandemisë në SHBA, 100 të vdekur në 24 orë

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, njoftoi sot se vdekjet nga koronavirusi në vend janë rritur në 385, me 100 vdekje në 24 orët e fundit.

Njoftimi vjen disa orë pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA tejkaloi 1.000. New York është në qendrën e betejës me koronavirusin në Amerikë. New York numëron 37.258 raste pozitive, ndërkohë që po përpiqet të përgatisë spitale për një fluks pacientësh të rinj.

Qendra e kongresit të qytetit po shndërrohet në një spital të përkohshëm.

Në spitalin Mount Sinai Morningside, kirurgët e zemrës, kardiologët dhe infermierët kardiovaskular tani kujdesen për pacientët me koronavirus.

Mbi gjysma e popullsisë amerikane tani është në izolim pasi autoritetet në mbarë vendin kërkojnë të frenojnë shpërthimin e virusit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008915901184082
array(1) { ["section"]=> string(69) "new-york-epiqendra-e-pandemise-ne-shba-100-te-vdekur-ne-24-ore-200192" }