New York Times: Çështja e ndërhyrjes ruse, delikate për t'u ngritur para Presidentit Trump

Publikuar tek: bota, më 23:13 24-04-2019 New York Times: Çështja e ndërhyrjes ruse, delikate për t'u ngritur para Presidentit Trump

Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller arriti në përfundimin se Rusia ishte angazhuar në ndërhyrje “të gjera dhe sistematike” në zgjedhjet e vitit 2016 për të ndihmuar Donald Trumpin të bëhej president, por gazeta The New York Times, shkruante të mërkurën se kjo çështje vazhdon të jetë shumë delikate për t’u diskutuar para zotit Trump, përsa i takon asaj që mund të bëjë Moska kur ai të kërkojë një mandat të dytë në vitin 2020.

Ish-Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen u përpoq t’ua kthente vëmendjen zyrtarëve të lartë amerikanë tek përpjekjet për të frenuar ndikimin rus në zgjedhjet e vitit të ardhshëm në muajt para se zoti Trump ta detyronte të jepte dorëheqjen në fillim të prillit, pas përplasjeve për politikat e imigracionit, sipas gazetës.

Por The New York Times citon një zyrtar të lartë të administratës së Presidentit Trump të thotë se shefi i personelit në detyrë, Mick Mulvaney paralajmëroi zonjën Nielsen që të mos ta ngrinte këtë çështje para zotit Trump, që e ka barazuar diskutimin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 me pikëpyetjet nëse fitorja e tij ishte legjitime.

Gazeta citon zyrtarin të thtë se zoti Mulvaney i tha zonjës Nielsen se ndërhyrja ruse në zgjedhjet e ardhshme “nuk ishte ndonjë temë për të qenë dhe duhej mbajtur nën nivelin e presidentit”.

Zoti Mulvaney e kundërshtoi këtë variant duke thënë: “Nuk mbaj mend të ketë ndodhur asgjë të ngjashme në ndonjë mbledhje”.

Ai fajësoi paraardhësin e zotit Trump, ish-presidentin Barack Obama, se nuk ishte ballafaquar me forcë me Moskën lidhur me ndërhyrjen e vazhdueshme në zgjedhje, megjithëse zoti Obama dhe të tjerë e kishin ngritur çështjen para zgjedhjeve të vitit 2016.

Prokurori i Posaçëm, Mueller arriti në përfundimin se ndërhyrja ruse në zgjedhjet e vitit 2016 election ishte shumë e përhapur, përfshirë postime të rreme në faqe të rrjeteve sociale me synimin për të ndihmuar zotin Trump të fitonte ndaj rivales demokrate Hillary Clinton, dhe depërtimin dhe publikimin e emaileve të shkruara nga zyrtarët demokratë, që e shfaqnin zonjën Clinton nën dritë të keqe.

Por prokurori arriti gjithashtu në përfundimin se megjithëse kishte kontakte të shumta mes këshilltarëve të fushatës të zotit Trump dhe rusëve, as Presidenti Trump as fushata e tij nuk kishin konspiruar me Rusinë.

Jared Kushner, një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë dhe dhëndër i zotit Trump tha të martën se hetimi 22 mujor i zotit Mueller i kishte sjellë më shumë dëm Shteteve të Bashkuara sesa ndëryrja ruse në zgjedhje.

“Po të shohësh atë që bëri Rusia, blerjen e disa reklamave në Facebook dhe përpjekje për të shkaktuar përçarje. Është e tmerrshme. Por mendoj se hetimet dhe gjithë spekullimet që janë bërë këto dy vjet, kanë pasoja më të rënda për demokracinë tonë sesa disa reklama në Facebook”, tha zoti Kushner. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023751974105835
array(1) { ["section"]=> string(95) "new-york-times-ceshtja-e-nderhyrjes-ruse-delikate-per-t-u-ngritur-para-presidentit-trump-161750" }