"New York Times" zbulon se Donald Trump nuk ka paguar taksa për 18 vite

Publikuar tek: bota, më 19:36 02-10-2016

Kandidati republikan për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka refuzuar të bëjë atë që bëjnë të gjithë kandidatët për President të ShBA-ve të bëjë publike taksat e tij dhe të kompanive që drejton.

Por, prestigjozia “The New York Times” ka siguruar dokumentet e taksave të Donlad Trump dhe deklarimin e pasurisë së tij në vitin 1995.

Trump kishte deklaruar 916 milionë dollarë, apo rreth 1 miliard euro, humbje në vitin 1995, diçka që në mënyrë të ligjshme e ka lejuar atë të mos paguaj taksa për 18 vjet rresht.

Dokumentet e taksave të Trump të vitit 1995, që nuk ishin parë asnjëherë më herët, tregojnë se si Trump ka mundur të shfrytëzojë hapësirat ligjore për të mos deklaruar pasurinë e tij.

Sipas “New York Times” humbjet e tij i kishte bazuar në tri kazinotë e Atlantic City-it, kompanisë së dështuar ajrore dhe Hotelit Plaza në Manhattan.

Ekspertët e taksave të angazhuar nga New York Times për të analizuar të dhënat në taksat e Trump të vitit 1995 kanë thënë se ligjet në Amerikë favorizojnë shumë pasanikët kur kanë probleme me paratw apo janë pranë falimentimit dhe kjo ka lejuar kandidatin republikan të përdorë humbjen e tij prej 916 milionësh që të mos paguaj taksa për 18 vjet.

Një humbje prej 916 milionë dollarësh është e mjaftueshme që t’i ketë mundësuar Trump-it të fsheh rreth 50 milionë dollarë për çdo vit, për 18 vjet.

donald_trump1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017019033432007
array(1) { ["section"]=> string(75) "new-york-times-zbulon-se-donald-trump-nuk-ka-paguar-taksa-per-18-vite-54862" }