Obelisku ‘’Newborn’’ në Prishtinë në vitin e 7-të të Pavarësisë ka ndryshuar ngjyrë. Një nga shkronjat është lyer me një ngjyrë tjetër, ndryshe nga ngjyra e verdhë që mbante. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli tha se shkronja “E” është lyer e gjitha në të zezë për simbolizuar eksodin, Evropën, Ekonominë si dhe EULEX-in.
“NeWBORN 7. Mëngjes, 17 shkurt 2015. Pavarësisht të gjithave, tradita vazhdon. Njerëzit u shprehën edhe sivjet. E-ja e zezë? Ide e disa artistëve me u shprehë për Ekzodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in... Edhe një herë, NeWBORN reflekton realitetin kosovar: ka nisë me u nxi, në një kaos ngjyrash në kërkim të shpresës. Në kërkim të ndjenjës që e patëm sot 7 vjet ma parë, e të cilën s'kemi çare pa e kthye një ditë. Urime”, shkuan Ismajli në Facebook.