News24 nuk transmeton intervistën e Zaganit, gazetari: Rama dhe Tahiri kërcënuan pronarët, “bomba” do publikohet

Publikuar tek: slide-lart, më 18:35 04-09-2015 News24 nuk transmeton intervistën e Zaganit, gazetari: Rama dhe Tahiri kërcënuan pronarët, “bomba” do publikohet

Gazetari Basir Çollaku, që ka intervistuar ish-shefin e Antidrogës në Fier, Dritan Zaganit, ka akuzuar televizionin News24 se nuk ka arritur t’i bëj ballë kërcënimeve të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Çollaku kishte një marrëveshje me News24 për transmetimin e plotë të intervsitës së tij me Zaganin, e cila ishte ndarë në dy pjesë. Pasi pjesa e parë u publikua ditën e djeshme në “Gazetën Shqiptare” dhe News24, ky i fundit lajmëroi se sot do të transmetohej edhe pjesa e dytë, por diçka e tillë nuk ndodhi, pasi sipas gazetarit Rama dhe Tahiri kanë kërcënuar botuesit e medias.

Çollaku jep edhe detaje nga momenti kur erdhi urdhri nga lartë për të mos e publikuar këtë intervistë dhe pavarësisht ndërhyrjeve të gazetarëve të televizionit, vendimi nuk u ndryshua.

“Stop transmetimit të intervistës së Dritan Zaganit. Presioni dhe kërcënimet e Qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri mundën median Neës24 dhe Gazeta Shqiptare. Gazeta Shqiptare dhe Tv News 24 kishin një marrëveshje profesionale me mua për të transmetuar në mënyrë eksluzive intervistën e ish-shefit të Antitrafiqeve të Drejtorisë së Policisë së Fierit, Dritan Zagani, që unë kisha bërë si në audio dhe video. Ditën e parë u botua dy faqe interviste dhe pjesa video që përkonte me atë çfarë ishte zbardhur në Gazeta Shqiptare. Për këtë korrektese i kam falenderuar. Por duket trazira kapërceu profesionistët dhe në dorë e mori situatën mediatike Qeveria. Me urdhër dhe presion të saj nuk u lejua transmetimi i pjesës së dytë dhe të tretë. Unë kam qenë bashkë me kolegët e News24 kur materiali ishte thuaj i gatshëm për transmetim dhe para se të ndodhte, erdhi urdheri kategorik nga lart siç thuhet. Në asnjë mënyrë të mos transmetohet as në televizion as në gazetë. Megjithë dëshirën drejtuesit profesionalë nuk mundën të kapërcenin urdhërat e botuesve dhe ata urdhërat dhe presionin e qeverisë si të kryemistrit dhe ministrit të Brendshem”, shkruan Çollaku.

Gazetari Çollaku gjithsesi paralajmëron se materiali do të publikohet pavarësisht bllokimit që i bëri televizioni News24. Ai shprehet se intervista do të publikohet në faqen e tij të facebook, ku nuk ekziston censura.

“Unë ftoj mediat të përcjellin me transparencë këtë intervistë denoncuese të asaj që po bën trafiku dhe krimi. Do ta hedh në faqen time falë mungesës së censurës nga Zuknbergu si e vetmja mundësi ku qeveria nuk ndërhyn dot. Intervistën e plotë të zbardhur, sepse nuk është transmetuar mbi 50 përqind e saj dhe materialin video do ta hedh në faqen time dhe cilado media e çmon të dobishme në misionin e saj ta publikojë. Lexuesi ka humbur aleatët e vet. Pa deformime”, shkruan në fund ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009321928024292
array(1) { ["section"]=> string(113) "news24-nuk-transmeton-intervisten-e-zaganit-gazetari-rama-dhe-tahiri-kercenuan-pronaret-bomba-do-publikohet-19975" }