Newsbomb.al, zbardh të plotë listën e 28 drejtorëve të rinj të Hipotekave.
Bie në sy fakti që Kurbini, Kuçova, Malësia e Madhe, Tepelena, Korça e Berati kanë rezultuar pa një kandidat fitues.
Për Tiranën, në krye të ZVRPP do të jetë Valdrin Pjetri, për Elbasanin Mariglen Disha, për Vlorën Sokol Bana, për Shkodrën Zamir Leka, për Kukësin Klodian Gashi, për Dibrën Alma Bojku e për qarkun e madh të Fierit, postin e drejtorit do e mbajë Petrit Kanani (Më poshtë lista e PLOTË ME EMRA).
Ditën e sotme, në mbledhjen e parë kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë që në fillim drejtuesëve të rinj se janë në prove me qëllim përmirësimin e shërbimeve në dobi të qytetarëve.
“Të gjithë jeni në provë, nuk e keni me ndonjë parti, qeverinë, por me popullin shqiptar që vijnë në dyert e Hipotekave. Kjo është prova. Edhe Aluizni ka probleme si të gjitha sistemet e shërbimit publik, por ka shembuj të shkëlqyer. Secili nga ju ta ketë të qartë që të fitojë të drejtën për t’u paguar nga taksat e qytetarëve.
Paralelisht kemi nisur procesin e reformës rrënjësoje të sistemit të titujve të pronësie. Deri në qershor kemi formësuar Agjensinë Kombëtare të Titujve të Pronësisë, që do të thotë bashkim i këtyre dy institucioineve e shërbim i unifikuar për t’i dhënë fund ping –pongut, ALUIZNI ta jep e Hipoteka s’ta njeh, sepse Hipotekat preferojnë t’i bien shkurt. Kjo është sfida e drejtuesëve të Hipotekave", tha Rama.
LISTA