Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkarkuar nga pozicioni i drejtorit të Policisë së Shkodrës, Shaban Nexhin.
Nexhi mbante këtë pozicion që prej vitit 2013 dhe mësohet se shkak për shkarkimin e tij janë bërë numri i lartë i vrasjve pa autorë.
Ndërkohë që në krye të Policisë së Shkodrës, është emëruar ish zv/Drejtori për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe të Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Lorenc Paganika.