Nexhmije Hoxha, ja si duket gruaja e ish-diktatorit në shtëpinë e saj

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:13 17-10-2015 Nexhmije Hoxha, ja si duket gruaja e ish-diktatorit në shtëpinë e saj

Kjo foto është bërë dje. Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxhës ndodhet në shtëpinë e saj, ku ka patur disa vizita jo vetëm nga familjarët, por edhe nga komunistë të ndryshëm shqiptarë. Duket që vitet e kanë transformuar Nexhmije Hoxhën, e cila qëndron ulur teksa të tjerë i japin dorën, e mbuluar edhe me batanije nga të ftohtët. Kjo foto është shkrepur në dhomën e saj të gjumit, ku varur në mur qëndron portreti i Enver Hoxhës duke punuar pas një skrivanie. Përveç fotos së tij qëndrojnë në mur edhe disa foto të familjes, me vajza, djem, e nipër. Flokët e Nexhmije Hoxhës janë zbardhur krejtësisht pas viteve të gjata të jetesës në luks gjatë komunizmit dhe atyre kaluar në burgun e grave në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14109206199646
array(1) { ["section"]=> string(74) "nexhmije-hoxha-ja-si-duket-gruaja-e-ish-diktatorit-ne-shtepine-e-saj-23313" }