Nga 1 gushti fushatë për verifikim kuponash në terren, faza e dytë kundër informalitetit ka përmirësuar situatën

Publikuar tek: ekonomi, më 10:56 12-07-2016 Nga 1 gushti fushatë për verifikim kuponash në terren, faza e dytë kundër informalitetit ka përmirësuar situatën

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për median, ka bërë të ditur ecurinë e financave gjatë këtij 6 mujori. Ai vë theksin tek lufta kundër informalitetit dhe tek rritja ekonomike.

 

Ministri i Financave Arben Ahmetaj prezantoi sot publikisht në një takim me Adminsitratën Tatimore dhe median, fillimin e fushates se ndërgjegjesimit për kuponin tatimor.

Fushtata, është  vazhdim i fazës së dytë  të aksionit  kundër informaliteit, ku Ministria dhe Tatimet janë fokusuar tek një qasje e re e komunikimit dhe shërbimit ndaj tatimpagesve , por edhe qytetarëve, kryesisht bazuar tek instrumentat inteligjente të riskut.

Fushata ndërgjegjësuese në terren do të fillojë nga 1 gushti në të gjithë Shqipërinë me fokus tek zonat bregdetare  turistike për shkak dhe të sezonit.

Ministri Ahmetaj  bëri një prezantim të ecurisë së deritanishme të aksionit kundër informalitetit dhe impaktit që faza e dytë e tij ka dhënë në përmirësimin e shifrave.

"Rritja e të ardhurave në 6 mujorin 2016 ndaj 6Mujorit 2015 është 10.6 mld lekë ose 5,8%. Mesatarja e rritjes së 6 mujorit në 3 vitet 2014-2016 është 7,4% nderkohe qe mesatarja e rritjes së 6 mujorit në 3 vitet 2011-2013 ishte 0,7%"- tha Ministri.

"Te ardhurat nga tatimet, doganat dhe sigurimet ne 6 mujorin e parë 2016 jane 163 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 12.7 mld lekë ose 8,2% krahasuar me të njëjtën perudhë të një viti më parë”.

 Ministri u ndal edhe tek regjistrimet e reja te biznesit, teë cilat në janar - qershor 2016 janë rreth 3000 më shumë së në janar-qershor 2015.

Lidhur me ecurine e kuponave tatimore Ministri bëri një prezantim të shifrave të tyre.

"Mesatarja e subjekteve deklaruese për gjashtëmujorin  2016 është rritur në 85% e totalit, krahasuar me 75% në  6 mujorin e parë  2015 kurse numri i kuponeve të lëshuar ka shënuar  rritje me 26% për të njëitën periushë. Po kështu vihet re një rritje e vlerës së kuponit  me 36.5%" - tha Ahmetaj ndërsa bëri dhe një prezantim të shifrave sipas sektoreve dhe klasifikimit te bizneseve.

Fushata në terren do te ketë ne fokus ndërgjegjesimin dhe edukimin e konusmtatorit dhe bizneseve, ndërsa Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të angazhohen edhe në një fushate intensive komunikimi për këtë qëllim.

performanca_e_te_ardhurave.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024112939834595
array(1) { ["section"]=> string(117) "nga-1-gushti-fushate-per-verifikim-kuponash-ne-terren-faza-e-dyte-kunder-informalitetit-ka-permiresuar-situaten-46306" }