Nga 1 qershori, qeset plastike do bëhen me pagesë

Publikuar tek: bota, më 17:31 28-04-2016 Nga 1 qershori, qeset plastike do bëhen me pagesë

Qeset plastike të cilat në çdo market ofrohen falas, nga 1 qershori i këtij viti, në Gjermani do të bëhen me pagesë.

Ato do të kushtojnë, varësisht nga cilësia, prej 5 deri në 50 cent. Për një hap të tillë, ministrja federale e ambientit, Hendriks ka nënshkruar me rreth 260 ndërmarrje një marrëveshje vullnetare, e cila i obligon ato që të mos japin më qese plastike pa pagesë, transmeton Albinfo.

Ka shumë dyqane të cilat qysh tani i ofrojnë me para qeset për konsumatorët. Arsyeja për këtë hap qëndron te udhëzimi i BE-së, sipas të cilit përdorimi i qeseve nga materialet sintetike duhet të reduktohet dukshëm. Siç dihet, plastika është një material që nuk shkatërrohet kështu që grumbullimi i saj i shkakton dëme të mëdha ambientit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019641876220703
array(1) { ["section"]=> string(54) "nga-1-qershori-qeset-plastike-do-behen-me-pagese-38954" }