Nga 300 mijë vende pune tek shëndetësia falas, LSI 'numëron' premtimet e pambajtura të Qeverisë Rama, Kryemadhi:  T’ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:59 30-11-2020 Nga 300 mijë vende pune tek shëndetësia falas, LSI 'numëron' premtimet e pambajtura të Qeverisë Rama, Kryemadhi:  T’ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë Monika Kryemadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar një listë me 9 premtimet e pambajtura sipas tyre nga kryeministri, Edi Rama.  

Ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha kërkon llogari për premtimet e pambajtura për 300 mijë vendet e punës deri tek heqja e TVSH-së për ushqimet.

“Premtimet që sollën në pushtet Edi Ramën, përballë realitetit të trishtë të shqiptarëve!”, shkroi Gjosha.

Ndërkohë, postimi është shpërndarë nga kryetarja e partisë, Monika Kryemadhi.

Në mesazhin e saj, Kryemadhi i përgjigjet Gjoshës se kjo është e vërtetë, teksa shtoi se janë dhe shumë premtime të tjera që kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur dhe që sipas saj duhet t’iu kujtohen qytetarëve që ata të gjykojnë vetë.

“Shumë e vërtetë Klajda! Janë jo vetëm këto 9, por edhe shumë premtime të tjera që ai nuk i ka mbajtur. Edhe dështimi që po shohim sot me Integrimin Europian ka ardhur si pasojë e tyre. Është mirë t’ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë mbi atë çfarë ai ka premtuar dhe çfarë ka realizuar për të mbajtur pushtetin”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi-fb.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I shtruar prej ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’, COVID-19 i merr jetën ish-kreut të Këshillit të qarkut Elbasan Kozma Hakani
Hapja e Covid 4, Skënder Brataj thirrje publike: Na lini të qetë të punojmë pa presione »
Article Logic
Execution time: 0.011122941970825
array(1) { ["section"]=> string(171) "nga-300-mije-vende-pune-tek-shendetesia-falas-lsi-numeron-premtimet-e-pambajtura-te-qeverise-rama-kryemadhi-t-ua-kujtojme-njerezve-ne-menyre-qe-ata-te-gjykojne-vete-229698" }